Po vendimet e gjykatës për kthim në punë?

anazapta

Letër e nënshkruar

Beg Haxhiu

Ekziston rreziku që, në kuadrin e “zhurmës opozitare” për datën e hyrjes në fuqi të ligjit për shërbimin civil, qeveria, duke u kujdesur për të mos rënë në gabimet e së ardhmes, të “zhytet” në gropën e thellë të së shkuarës, që i la hapur qeveria paraardhëse me vendimet gjyqësore të paekzekutura.

Në prag të zgjedhjeve, ish-kryeministrit, në mënyrë provokative (sepse, me të drejtë, e pargjykoja përgjigjën e tij) në ligjeratë të drejtë, i pata shkruar:

 “Z. Kryeministër, në zbatim të porosisë suaj, dhënë strukturave të PD-së, për fitimin, me çdo kusht të zgjedhjeve, i kam kërkuar Ministrit të Financave, z. R.Bode, ekzekutimin e vendimit gjyqësor, të formës së prerë, të Gjykatës së Apelit Tiranë nr.1672, datë 08.12.2009, me të cilin është vendosur kthimi im në punën e mëparshme, Dega e Thesarit Kurbin, kërkesë të cilën, z. R.Bode e ka injoruar, ndaj kërkoj disponibilitetin tuaj, për çështjen që po ju shkruaj”.

Ndërsa citova, fjalë për fjalë, kërkesën drejtuar ish-kryeministrit Berisha, nuk më duket e nevojshme të shpjegoj, se ç`përgjigje mora prej tij, sepse, tashmë, ajo i përket së shkuarës, kurse e ardhmja shpresoj t`ju përkasë juve, z. Rama, ndaj në DITA po ju drejtohem me të njëjtin object-kërkesë, si paraardhësit tuaj, por me ndryshimin e madh se kërkesa e sotme nuk është provokative, por e sinqertë dhe e ngrohtë si vetë përgjigjja që dëshiroj dhe shpresoj të marr nga ana juaj.

Me respekt, Beg Haxhiu, Pallati nr.139, Laç, Kurbin

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Tani qeveria e re ka shansin te tregoje se zbaton vendimet e gjykatave duke paguar detyrimet financiare dhe duke rimarre ne pune mijera nepunes te masakruar nga regjimi i Berishes. Kjo ceshtje ka vertet rendesi (jo vetem per ata qe jane hequr padrejtesisht nga puna), ne ndryshim nga shume ceshtje te dores se dyte tek te cilat fokusohet media si psh suvaja dhe mobiljet e kryeministrise, postimet e mbeses se Saliut ne facebook,etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *