“Po vjedhin tokën e Alush Takës”

redaktor

Unë, Fatmira Kosta, mbesa e patriotit dhe atdhetarit Alush Taka, ndodhem sot përpara një absurdi shtetëror ku më duhet të mbroj figurën e gjyshit tim, përballë disa eksponentëve të këtij shteti për të cilin ai dha gjithçka, që nga pasuria deri edhe jetën.

Situata në të cilën gjendemi është rrjedhojë e veprimeve të ndërmara nga Task Forca pranë Kryeministrisë, kryesuar nga Z. Alket Hyseni (foto sipër) dhe Z.Gëzim Selmani, për verifikimet e titujve të pasurive pranë Z.R.P.P Sarandë.

Ne, trashëgimtarët e ligjshëm të ish pronarit ALUSH TAKA nga Konispoli, na është kthyer prona e emërtuar Kullota “BUAR”, me Vendimin nr 18 dt 09.07.1999 të KKP, regjistruar në Z.R.P.P Sarandë.

Në vitin 2015 Taks Forca e K/Ministrise, kryesuar nga zoti Alket Hyseni dhe Gëzim Selmani në verifikimin e titujve të pasurive pranë Z.R.P.P Sarandë, bashkë me një listë të tjera pronash, godasin Vendimin nr 18 dt 07.09.1999 “Për fallcitet në dokumentacionin të vitit 1926 të ish pronarit Alush Taka”

Absurdi vazhdon më tutje, ku përvecse guxojnë të deklarojnë jo të vërteta dokumentat e vitit 1926 që vërtetojnë pronësinë mbi tokën të patriotit Alush Taka, i kërkojnë Ing. Kristo Kauri të bëjë pasqyrimin e pronës sipas pretendimeve të Task Forcës, duke mos marrë për bazë dhe hedhur poshtë çdo dokument të mëparshëm pronësor (deklarate kjo e vetë Z. Kristo Kaurit në sallën e gjyqit) duke përftuar në këtë mënyrë një dokument tërësisht jo të saktë, që bie ndesh kryekëput me pjesën e pronës sipas vendimit të gjykatës dhe sipas V.K.K. Pronave Nr.18 dt 09.07.1999 Sarandë duke fallcifikuar në këtë mënyrë EDHE HARTËN EDHE SIPËRFAQEN E PRONËS.

I njëjti person, Ing. Kristo Kauri në vitin 2014, në pozitën e Drejtorit të Drejtorisë Shërbimit Pyjor (DSHP) Sarandë, në përgjigje të shkresës sonë nr prot 47/1 dt 04/02/2014, me anë të së cilës kërkonim pasqyrimin e saktë të kufinjëve të kullotës “Buar” Konispol, më kthen përgjigje të firmosur nga vetë ai, me shkresën 63/1 prot dt 28/09/2015, e cila i përmbahet tërësisht hartës së vendimit të K.K.K.P.

Si trashëgimtarë të ligjshëm të Z. Alush Taka ndihemi tejet të indinjuar nga këto veprime, që përveçse kalvarit 20 vjecar me të cilin po përballemi për të zotëruar atë që ligjërisht na takon, shtojnë peshën morale për të mbajtur të pastër dhe të pacënuar figurën e gjyshit tim.

Një patriot i angazhuar që në fillimet e lëvizjes për pavarësi, Alush Taka me çetën e tij ka qënë pjesëmarrës aktiv në kryengritjet antiosmane organizuar reth viteve 1910

Pas ngritjes së flamurit dhe shpalljes së pamvarësisë, Alush Taka u vendos në dispozicion të qeverisë së Vlorës të kryesuar nga Ismail Qemali, ku u ngarkua me detyrën e “Komandantit ushtarak të garnizonit të Vlorës”

Gjatë kësaj periudhe AlushTaka u angazhua në mënyrë aktive duke luftuar kundër synimeve shoviniste për copëtimin e Shqipërisë.

Në vitin 1920 shquhet për organizimin e çetave pjesëmarrëse në luftën e Vlorës, në të cilën mori pjesë aktive dhe ku u plagos rëndë.

Në vitet 1930-1936 Alush Taka u zgjodh deputet i Parlamentit Shqipëtar për zonën e Konispolit.

Në vitet e luftës antifashiste çeta e Konispolit në nder të tij u quajt “ÇETA ALUSH TAKA”

Në vitin 1971 Presidiumi i Kuvendit Popullor dekoroi Alush Elmaz Takën me medaljen “Për veprimtari patriotike”.

Përmendjen më sipër shkurtazi të disa fakteve reth aktivitetit patriotik që atdhetari Alush Taka, gjyshi jonë, ka luajtur në historinë e re të Shqipërisë, e bëra për faktin e thjeshtë që një njeri në staturën e tij nuk mund të ketë qënë kurrsesi as fallcifikator dhe as hajdut.

Shkurtpamësia, pangopësia dhe papërgjegjshmëria e disa punonjësve të administratës , të cilët akuzojnë pa pasur as një fakt që të vërtetojnë “fallcitetin” e dokumentit të pronësisë të Z. Alush Taka, na shtyn të mendojmë që e gjitha kjo bëhet për interesa thjesht dhe vetëm personale të përvetësimit të asaj që ligjërisht na takon ne, trashëgimtarëve të ligjshëm të patriotit Alush Taka.

Në rast se nevojitet pasja në dorëzim e shkresave që vërtetojnë sa më sipër, jemi të gatshëm që tua vëmë kurdoherë në dispozcion.

Personat qe jane implikuar:

Alket Hyseni

Shuaip Beqiri, Kryetar i Bashkise ne Konispol

Dhimo Kote, Zv minister i Bujqesise

Ledian Ruci, i biri i Gramoz Rucit etj

 

Me respekt,

FATMIRA KOSTA (Haxhiymeri)

Share This Article
16 Comments
  • Lere Alushin te dergjet aty ku prehet dhe mos na kujto se c fare ka bene dhe luftuar ky shqiptar !!!!!!
    Ti kujtoshe nje popullit ,per dikend ,qe ka luftuar ,si detyre karshi atdheut dhe familjes se tij,se ky popull ka detyrime tere jeten per kete luftetar,,,,kjo te kujton kalbesirat komuniste ,qe hodhen pese pushke pas ferave dhe populli duhet ti kete detirim kesaj fare te pjerdhur tere jeten e tij !!!!!! Po ta mbajti bytha si Alushi qe mori pushken ,,,,,mere dhe ti pushken dhe jepi fund historive , kujtimeve patriotizmave dhe hajduteve ,qe nuk duan t ja dine per Alusherit me shoke.dhe mer kulloten qe e ke te trasheguar,,,,o ndrishe mos na hap funerablen,,,,,Lexo,,, Gjith lendinat e Bularatit dhe te Bodrishtes ,ku jane vendosur te ndertohen varazat e ushtareve greke [ jane te gjyshit tim ] me trashgimni me dokumenta Turke dhe te mbreterise te blera me flori.
    Dikur me pjeti dikush,,,,, c fare ben ti or I humbur ? Ju pergjigja,,,,,,Nuk e mar pushken dot ti bie te shkerdhierit te Tropojes dhe te shkerdhierit te Gjirokasteres,qe ma kane mare kulloten e gjyshit tim,qe ne shtepi mbante 10 pushke,Une mbaj topet e Sadushit,qe ato [tope ] nuk trembin as breshkat e fushes .

  • zonja Fatmira ju uroj te merrni pronen por mos harro se si puna juaj eshte gjysma e shqiptarve

    ja nje nga mijrat shembujt:

    Skedilajt Konomit, gjyqtarit të ekzekutuar me bombë me telekomandë në qytetin e Vlorës, i janë dashur 5 vite nëpër gjykata për të përfituar pronën që dyshohet si pista kryesore e egzekutimit të tij. Dosja voluminoze është endur sa në dyert e Agjensisë së Kthimit të Pronave, në gjykatat e Durrësit e së fundim dhe në Gjykatën e Lartë, dhe është hartuar dhe ndjekur personalisht nga gjyqtari Konomi. Në gjykatën e Durrësit, Konomin dhe problemin e tij me pronën e dinë thuajse të gjithë.

    Prejardhja e pronës

    Ana Mitro, Fotaq Konomi, Vasillaq Goxhomani dhe Eleni Mima rezultojnë të jenë trashëgimtarë të një sipërfaqeje gjigande prej 28.993.100 m2, në bregdetin e Durrësit. Sipas dokumentave ata rezultojnë të jenë pasardhës së Jorgji Vevecka, Sofia Kolea, Kostandin Mima, Evdhoqes Goxhomani, dhe Ariadhni Konomit, të cilët janë trashëgimtarët e parë të pronës në fshatin Rrushkull dhe Hamallaj, të rrethit të Durrësit.
    Avokatja e Berishës në dosjen e Konomit

    Mes emrave “vip” që shfaqen në dosjen e pronave të gjyqtarit Konomi në zonën e Gjirit të Lalzit ndodhet edhe ai i avokates së kryeministrit Berisha, Erinda Ballanca. Avokatja Ballanca përfaqëson dy palë në proces, të cilat njihen si palë ndëgjyqësuese (palë e tretë). Ajo ka statusin e ndërhyrësit kryesor në emër të Polikseni dhe Marjeta Mimës.

    Pasi gjyqtari tashmë i ndjerë Konomi, kishte marr përsipër nga i gjithë familja e tij, mbi 70 kryefamiljar, që të merret ai personalisht me proceset gjyqësore të fitimit të të drejtës së pronave të trashëguar nga çifligu i Miltiadh Shallvarit, duke emëruar si përfaqësuesen e tyre avokatin Flutura Kone.

    Sipas vendimit tashmë të zbardhur Miltiadh Shallvari në çifligun e tij vetëm në zonën e qarkut Durrës, konkretisht nga Shën Pjetri, Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj ka në pronësi rreth 29 milionë metër katror tokë të cilën tashmë e fituan trashëgimtarët e tij me vendim të Gjykatës së Lartë.
    Nga hetimet e kryera deri më tani, ka rezultuar se bazuar në vendimin e AKKP-së dhe ZRKKP-së, të firmosur nga ish-drejtori i kësaj zyre në qarkun e Durrësit Klodi Beja i kanë kaluar tre familjeve të njohura një sipërfaqe e madhe toke. Këto përfitues kanë qenë trashëgimtar të familjes së Zija bej Toptanit, Fuat bej Toptanit, familja Qoraliu si dhe trashëgimtarët e familjes së Hatile dhe Hejdie Dibra. Tashmë dosja është marrë në verifikim dhe po shqyrtohen me detaje të gjitha planet e vendosjes dhe mënyra si i janë kaluar këto prona këtyre tre faljeve”-thuhet nga prokuroria.

    Në mesin e këtyre trashëgimtarëve të familjes Toptani dhe Dibra rezultojnë të jenë edhe dy njerëz të njohur për opinionin publik, gazetari i TV Klan Blendi Fevziu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Gazmend Dibra.
    Në qoftë se shikohet me kujdes dhe vrasja e drejtorit te Shik-ut Isa Coba që po ndiqte pisten e vrasjes se Konomit dilet ne konkluzion se vrasesit me pagesë ishin te njejte me te gjyqtarit konomi..pra me nje fjale

    Gjurmet te cojne ne Qelë-n e Fejziut,Toptanit,Bregasit,Hysenbegasit,Staroves.Ypit..Dmth te Blendi rrypit ose si I thone shkurt Sala Qeros

    • Boll me legjenden e pronave te gjyqtarit te ndjere. Paraardhesit e tij nuk ishin pronare por e kishin marre token me qira per 99 vjete.

  • Toka i takon atij qe e punon. Nuk mund te kete pronesi private mbi token. Ajo eshte publike. Si çdo gje qe nuk eshte krijuar nga dora e njeriut. Ndryshe ndonje dite do te na dale edhe ndonje pronar i detit apo i lumit! Reforma agrare ishte gjeja me e duhur ne Shqiperi. Si dhe ai ligji 7501(!). Kur Turqia u largua nga Shqiperia ajo ua kishte shperndare gjithe tokat bejlereve, agallareve, spahinjve etj etj qe e kishin ndihmuar te mbante te pushtuar vendin. Bejleret dhe çifligaret si Verlaci, Vrionasit, Toptanasit etj etj kane qene te gjithe zyrtare te larte te shtetit turk. Prandaj boll me tapite e turkut.

  • Shqiperia eshte shtet loplarësh,delenxhish,injorantësh,hajdutësh,degjeneratash,
    korruptuarish,mafjozësh,prostituta,imoralësh dhe si e tillë nuk mund të
    pretendojmë të ketë mentalitet te kulturuar mbi pronën.
    Të degraduar ne jetë,të degraduar në mendje.

  • Toka eshte e atij qe punon eshte parrulle komuniste. Toka nese ka pronar te ligjshem , me dokumenta te rregullta duhet ti kthehet pronarit…. te cilet kane 29 vjet qe nuk kane marre asgje…. Po nuk shkoi prona tek I zoti nuk behet ky vend…sa njerez jane vrare per pronat…po keto nuk jane vrasje shteterore…!!!!!!!! pse I mbivendosi shteti pronat e pronareve!!!!!!kush mban pergjegjesi?????

  • plotësisht në mbështetje të kësaj ankese kundër këtyre grabitësve rilindjot a të atyre të djeshëm shkërdhata të liindura!!
    gjëja që nuk kuptoj është biografia e gjyshit tënd mi motra??
    nuk po dalloj dot ku qëndron problemi,ju kanë vjedhur pronat apo biografinë e gjyshit??
    që të dyja nuk kanë të bëjnë me njëra tjetrën!!
    pra janë dy çështje të ndryshme,njëra ekonomike tjetra morale!!
    shikoni problemin që keni!zgjidhni në gjykatë dhe në medje problemin ekonomik të pronave dhe lini mënjanë biografinë e gjyshit tuaj!!mos e përzjeni nderin e tij në gjyqe tokash!!nuk ka asnjë lidhje nderi i tij me tokat që ju ka lënë trashëgim!!
    mos bëni zakonin e vjetër të shqiptarit që mburret tërë jetën me njeriun e tij të shquar,kërkon vënde pune e kërkon privilegje,kërkon të zgjidhë dhe problemet ligjore,pavarsisht se ka të drejtë,me biografi!!

  • E besoj kete te vertete. Me ndihmen e gjykatesve te korruptuar,djali i bujkut kerkon te vjedhe ne Elbasan tokat e gjyshit tim ne Alush Mukja.

  • Kemi te njejtin hall.Me kane grabitur 2mije ha toke,ose 2 miljon meter kaytror toke,qe gjyshi im posedonte ne Cerme te Lushnjes,ne Kavaje dhe ne Tirane.
    Nje pjese eshte grabitur nga fshataret me ndarjen e keshillave pluraliste me ligjin 7501,dhe pjesa e mbetur u grabit nga maloket toke e xanun,qe favorizoi Sali Berisha ne vitet 91-97.
    Qeveria e Edi Rames me aq sa ka mundesi ka nxjerre kuoten e kompensimit,jo me vlere te tregut por me cmime qesharake.Ne nuk jemi dakord sepse jane toka buze rruges dhe kerkojme kompensim fizik.Le tja japi ato leke katundareve qe i kane zaptuar dhe te na ktheje fizikisht token.Ore le ti prishi vilat dhe shtepite,garazhet dhe dyqanet qe kane ngritur zaptuesit katundare.Nuk ja dua.Mua me vjen keq pse nuk ja rrafshoi termeti.

    • Demo….. nuk ke kuptuar thelbesoren e termetit tek ky milet ? Ky milet jetton ne nje termet njerezor te perditshem sa nuk ka ku te shkoje.Ai qe gjendet poshte renojave te termetit natyral tek ky milet shpeton nga mjerimi I termetit shtazeror 12 ballesh per c do dite..

  • SEjfi Vllamasi duke shkruar per largimin e Mbretit Zog me 7 prill 1939 thote – Zogu e njihte mire psikologjine ballkanike ….Ne Turqi thone – ruaj koken, ne Rumani thone – ruaj gruan , ne Shqiperi thone – ruaj pronen …dhe ai u la hijen armiqve te tij duke i marre te gjitha me vehte…..
    Dhe vertete ne Shqiperi qenka kjo puna e prones e sakte . nuk e besoja kur e lexova por….

  • Pa njohur pronen private te ish pronarve ska se si te njihet pronari i ri sot.Asnje investitor i madh nuk vjene ne Shqiperi po su zgjidh problemi i pronave.Dhe sa per ate qe toka i takon atij qe e punon eshte mendesi e para viteve 90 dhe qe vazhdon edhe sot.Alush Taka eshte patrioti qe sipas prinderve tane pagoi flori qe Konispoli dhe fshatrat per rreth qe i takonin krahines se Camerise ti linin brenda kufirit Shqiptar.

  • S @…..
    keni me se te drejte per cfare diskutoni .Keto prona ne gjirin e Lalzit kane per pronar Jorgji Vevecka .Kurse ky Vasillaq Konomi eshte pjestar nga e gruaja e Jorgji Veveckes ,e me te drejte ,ku Vasillaq Konomi eshte daja e te ndjerit gjygjtar Konomit .Dua te ndihmoj , nje person tjeter ,nga familja Vevecka donte ta mirte persiper kete gjygj dhe eshte nga pjestaret me llokme te madhe ,por pa dashje Vasillaq Guxhumana daja e Konomit , ne turizmin e Beratit duke pire kafe nderoi mendje ne momentin e fundit mbas tre takimesh diskutimeah pune dhe tha me qe nipi i im eshte gjygjtar ,deshiroj tja leme atij . Ky personi tjeter qe nuk e njeh interesin ,por ka principe hoqi dore perfundimisht dhe ndodhi ajo hataja e madhe ,me kete djal ne kulmin e rinise Gjygjt Konomi.. Kurse sa i perket Toptaneve , qe ju permendeni me lart , e verteta eshte e turpeshme nga Toptanet , ku mafja shteterore qe ka ndertuar ne keto troje ,per te fshehur vjedhjet si deri tani qe dihen , kane futur kallauz, perdori ,keta Toptanet ,qe kane pak emer si pronare. Por ti leme historite . Turp e faj per kete familje Toptani qe luan teater majmunash ,per te mbrojtur interesat e hajduteve politikane ,nen emrin e tyre dhe behet fjale konkretisht per Nazmi Toptanin kallauzi pa karakter i mafjes politike te kesaj kohe .Turp.. Koha do i zgjidhi keto gjera dhe per Toptanet historia dhe letrat e pronareve te vertete do i hedhe TOPTANET ne koshe te plehrave per keto pislleqe te ndyra ,e qe i mbajne ison me te pa drejte politikaneve bandite te ketij tranzicioni post komunist , per intersa me mare pronat e tyre ,jo ketu po ne vende te tjera qe i kane , per te mbjelle domate ? Dhe mos e marin letshem ,do pergjigjen para ligjit keta Toptanet drite shkurter nje dite ,qe nuk do diskutohet do vije shpejt . Eshte interesant jo te gjithe shqiptaret pronare , nuk e shiten karakterin , e jo si disa qe u bene bythe e breke me politikanet bandite per interesa te socme . Zotit faleminderit ..Me qe permendeni gjygjtar Konomin ,qe mua personalisht me vjen keq .se ai i shkreti ishte bishti i kavallit , per keto troje te pa fundeme .Mesoje nga une .Konomi nuk eshte vrare me CO4 sic i thone ,por eshte vrare me nje dinamit tjeter qe prodhon NATO ne Ceki ,ku me siguri ta them eshte 200 here me i forte se CO4, qe njohim ne ne shqiperi ,ku kjo patente nga NATO ,dhe pervec qe eshte me kamera .por nuk ka te drejte vete ceku te shese as edhe nje gram ,pa lejen e te tjereve te medhenj ne NATO .Eshte mare pjese makine jane bere analizat ,Por dihet qe keta bythmutat tane ,qe e kane shkuar nga trute e kokes per lesh harapi nga frika e SPAK , nuk kane
    bol .e per ta care CEKINE ,por Amerika eshte bere per te luajtur menc se pervec nje Putuni qe mund te depertoje ,dhe dihet qe keto zgjepsat tone lidhjet me rusin e dreqi me te birin ,ku Amerika po survejon bile e nevrikosur ???
    Do ti thonja kesaj zonje ,qe mos te meret me politike e te lavderoje Gjyshin ,por te shikoje letrat dhe ta ndjeke ne gjykaten e Strasbourgut ,ku per fat te mire shqiperia eshte bere anetare e Gjykates se STRASBURGUT ne vitin 1996 .Kurse zonje e nderuar do miret SPAK me kete fytyre banditi budalla hajduti , te ketij deputeti te PS qe shohim ne fotografi qe me vjen per te vjelle ti permend edhe emrin..Optimiste moj zonje , nuk je e vetme ,por jane shume pronare ne mbare republiken te tjere ,qe jane shkelur me kembe nga keta horrat bolshevike anti prone , po presn ,dhe prona do shkoje pa tjeter tek i zoti , mos haro edhe kete fytyren, qe te tremb dep e PS qe e ke ketu lart ..

    PS :Dua te them megjithe se me dhimset shqiperia ,punet e kesaj bande anti prone 30 vjecare ,po i vjen fundi i falimentimit ,e them dhe e vertetoj kete se deri ne 5 Maj te 2019 ka qene gjeneral drejtor ne gjyk e Strsborurgut gjygjtari Italian Guido ,kurse po ne te njejten dite 5 maj te 2019 ka ardhur per fatin tone te keq . per demin tone mbare shqiptar dhe ne interesa te Grekeve ,gjygjtari grek ALEXANDER qe ka zevendesuar Gjygjt italian Guido ne rolin me te larte qe ata i thone Gjeneral Direktor ne Strasbourg ..E them kete se Grekerit do i bejne presion qeverise shqiptare ,do perfitojne nga rasti ,per ndarjen e detit ,me presionin duke perfituar nga shume dosje te pronareve shqiptare kondra shtetit te pjerdhur Shqiptar qe flene gjume sot e dhjete vite ne kete gjyk te Strasbourgut dhe qe mund te falimentoje komplet shqiperia E kemi te fresket kohet e fundit , kurre mos e harroni , qe nga pres ,kryem e deri tek opozita greke i kane bere presion jo me kot qeverise shqiptare mbi pronat e minoriteteve greke ne shqiperi ?? Grekeve i ka ardhur djali i tyre kapo ne Strasbourg ,qe po te hapi sot rubinetin ,e pronave kondra shtetit te pa ndergjeshem shqiptar falimenton komplet pa kushte shteti shqiptar ,bile do jete me i rende milionra here ,se termeti i 26 nendorit .Me keqeardhje nga ana e ime ,por ky eshte nje realitet i trishtuar .Pasoje e politikaneve te katovices komplet te pa pergjegjshem . Me besoni ..

  • Adih @……
    Dua tju them, se Azmi Toptani nip Toptani dhe nip nga Ismail Bej Vlora nga nena i ka dhene Sali Berishes 30 % te trojeve nga pronat e ismail Qemalit , me letra te rregullta ,vetem e vetem ta ndihmonte per te mare pronat e gjyshit te tij ismail Qemalit ,kur ishte kryeminister .. Dhe Saliut i di bytha , per perfitime te vetat e ndihmoi ate edhe vehten e vet . Kjo eshte shqiperia ,ky Sali Berisha , qe ka qene kondra prone, e deri me sot nga statistikat jane mbi 8500 viktima per ceshtjen e pronave ..Ja kemi kaluar ne viktima diktatures me te eger qe ka pare gjithe ruzulli boteror deri me sot .Saliu duhet varur me koke poshte, tek kali i Skenderbeut .Mesoje o sali qe perdhose pronaret ,do te gjemoj deri ne fund ta cjerr masken ,dhe ke peshqesh nga nje pronar , qe jo vetem ti , por te gjithe ju , ,me keni shkelur me kembe ,per ceshtjen e pronave . ne kete dynjah lahen . . Eshte e thjeshte per tu vertetuar , shkoni ne hipoteke te Vlores i keni ne perlen e bregdetit ne Vlore dhe i verifikoni .e Thjeshte teknikisht .Lind pyetja, kush do e beje ,se dihet si buka qe haet , maxhorannca eshte si mishi me kocken ,per problemin e pronave me Berishen ,ne unison bretkocash ???Hidhu o Rame ,te provojme ,por e di qe ske per ta vertetuar ,tamam si edhe ti ne menyre tjeter ne perlen e jonit .Tamam si ky surrat muti deputeti i jot hajdut i PS:.
    Pershendetje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *