Po vjen dimri! E shtuna nis me reshje dëbore

DITA Online

 

Kjo fundjavë pritet të jetë një mot i ftohtë, madje në disa zona do të ketë edhe reshje dëbore.

Sipas Meteoalb, pas mesnatës priten reshje dëbore në zonat malore në Veri dhe Lindje të vendit.

Temperaturat në zonat e thella malore gjatë orëve të para të së shtunës, ulen nën 0°C, në zona të veçanta deri – 4°C.

Orët e para të ditës mbeten me vranësira e shira në pjesën më të madhe të vendit si dhe dëborë në zonat e thella Verilindore.

Gjatë paradites vranësirat largohen gradualisht drejt Lindjes ndërsa ultësira perëndimore kthjellohet. Pasditja por kryesisht mbrëmja sjellin sërist kthjellime në territor. Era do të fryjë mesatare por shpeshherë e fortë, me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në det dallgë 4 – 5 ballë.

Temperaturat e ajrit pësojnë një rënie me 7 – 8°C në të dy vlerat ekstremale ditore të cilat do të luhaten nga -2°C në 19 – 20°C.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *