Po vjen Lulashi për arrestimet!

J L

Luli në ekrane,

natë e ditë rri ngulur,

i stër-stërbetuar,

Ramën për ta shkulur!

 

Formulën tamam,

gjeti Lulëzimi,

nëse shkulet Rama,

do shkulet dhe krimi!

 

Luli është betuar,

këto vite kot,

asnjë qime bythe,

s’i ka shkulur dot!

 

Dhe jo se Edvini,

është burrë i zoti,

po se opozita,

është opozitë koti!

 

Po Luli nuk epet,

sepse në të parë,

del edhe shpaloset,

si një fitimtar!

 

Si fitimtari,

shpalos premtimet,

ka planizuar,

dhe arrestimet!

 

Dhe për ta bërë,

tamam si burrat,

nxjerr Çlirim Gjatën,

të bëjë prokurat!

 

Nxjerr Çlirim Gjatën,

burrë shumë nevrik,

por shumë i prerë,

kategorik!

 

Të thuash ti,

se u bë nami,

peshku në det,

në zjarr tigani!

 

Po vjen Lulashi,

prite-mor prite,

shumë larg pushtetit,

me vite drite!

 

Po prapë daulles,

kot nuk i bie,

i duket vetja,

shef qeverie!

 

Po vjen Lulashi,

për arrestimet,

si nënë e Zeqos,

bën dhe premtimet!

 

Si nënë e Zeqos,

në majë të thanës,

na flet Lulashi,

në anë të Lanës!

 

E bën binomin,

djalë i Rustemit,

burra të zotë,

po jashtë sistemit!

 

Vërtet pushtetit,

i ka rënë flama,

po dhe dy vjet,

s’e lëshon Rama!

 

Pastaj s’e do,

pas kësaj here,

ndaj me të gjithë,

ka hapur sherre!

 

Them-i mjaftojnë,

edhe dy vjet,

pastaj-ta lutësh,

s’do më pushtet!

 

Dhe kur nuk ka,

gjë për të humbur,

të mundësh Ramën,

është e pamundur!

 

Për nja dy vjet,

mbaron krejt torta,

ndaj ka Lulashi,

ethe të forta!

 

Ethe të forta,

dhe zë të dredhur,

se s’do ketë mbetur,

gjë për t’u vjedhur!

 

A.DUKA

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *