Lexon diku se s`afërmi do shfaqet premiera e një filmi që nga autorët, konsiderohet si më i madhi; pra, filmi më i madh shqiptar, pa u sqaruar se për çfarë arsyesh më i madhi: për koston, teknologjinë, fabulën e mprehtë, kastën e aktorëve, apo për të gjitha bashkë?!
Dhe befasia është tek aktorët, se ndërsa has emrin e Çun Lajçit, më pas vijnë emra si: Meda, Zajmina, Noizi, Diellza, Labi….. Mos! Po fryn një erë turbo-folku dhe në kinema!
Ky patjetër duhet të ketë film i madh, por madhështinë duhet ta ketë fshehur gjetkë: tek deliri i autorëve (krejt anonimë në tregun kinematografik), për ta konsideruar të madhe atë që bëjnë, pa e provuar akoma nëse është ndonjë produkt i gëlltitshëm nga ana e publikut; vetëm nëse me publik, kanë parasysh atë skotë njerëzish që gjithë ditën e lume e mbajnë televizorin në kanalet ku shfaqen emrat e sipërcituar duke ia marrë këngës.
Cdo koha ka artistete e Vete edhe ne kemi artistete qe meritojme per kohe miserabel qe po kalojme..
aman mer kur do mbarojne xhirimet,se nuk me durohet sa ta shoh.por kane harruar te marrin dhe stresin me kallashin.hej jau shkerdhefsha nonat.
Ky filmi është old news. I ka dalë boja. Po deshët diçka vertet të madhe po ju a jap nji lajm taze të freskët.
Une nesër organizoj mega-partyn me të madh që ka pa ndonjëhere Shqipëria. Nuk ka pas’ e nuk ka për të pas’ kurrë ndonjë të tillë.
I ftuar special international superstar DJ: unë dora vetë
kubisti seksi: unë dora vetë
baristi me 4 duar dhe 44 gishta: unë dora vetë
sold out, bileta të shitme: një… ajo që kam ble vetë
Keta bejne si ata biznesmenet qe skane idene e filmave por duke menduar se kane futur personazhe njerez me njohje e mbase reputacion si dhe xhirim skenash neper evrope e natyrisht qe do fusin edhe ca skena hot brenda, e me kaq mendojne se do jete film i madh. Ta harrojne!