Togfjalëshi “reforma në drejtësi” është më i përdoruri, më i shumëfishuari, më i lakuari, në politikën shqiptare dhe në media.
Nuk ka ndodhur asnjëherë gjatë këtyre 25 viteve që një togfjalësh i tillë të ketë ngjallur një debat kaq të zhurmshëm dhe të gjëmshëm.
Nuk ka ndodhur dhe mbase nuk do të ndodhë në të ardhmen që togfjalëshi “reforma në drejtësi” të mbartë kaq shumë enigma, konotacione politike përbaltjeje, fshehtësirash gati të pakonceptueshme saqë mund të konsiderohet në të gjitha kuptimet e mundshme dhe të pamundshme, si një frazë apokaliptike që vërtitet në të katër anët, brenda dhe jashtë njerëzve, në politikë, në jetë, në intimitetet njerëzore, deri në skutat më të errëta të privatësisë, si një metaforë gjithashtu apokaliptike, torturuese dhe e frikshme.
Që në vitin e kaluar kryeministri Rama paralajmëroi tërmetin në drejtësi duke caktuar muajin shtator 2015. Gati ka kaluar një vit dhe metamorfozat e frazave dhe të situatave politike janë të hibridizuara dhe të skajëzuara në të gjithë spektrin politik shqiptar, në format më të thekshme dhe në paraqitjet më luftarake, përjashtuese, por edhe pezhorative. Është një fakt i madh që stimuluesit e reformës në drejtësi janë jashtë parlamentit shqiptar: Ambasada e SHBA-së dhe BE.
Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që ndërkombëtarët të kërkojnë një ndryshim kaq radikal, madje një emergjencë të reformës në drejtësi. Tre partitë kryesore që zotërojnë Kuvendin, janë shprehur me deklarata gati ceremoniale, shpesh edhe pompoze, se janë për reformën në drejtësi pa asnjë diskutim. Por në realitet po ndodh një ngecje në vend. Në të vërtetë po fermentohet vetëm një lëvizje frazash, por jo një lëvizje reale në politikë.
Shumica qeverisëse dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën me një ngulm të një përjashtimi kanunor dhe gati antagonist.
O marrëzi e marrëzive, do të klithte nga thellësia e shpirtit Erazmi i Roterdamit. Si ka mundësi? Pse ndodh kështu? Pse nuk e përballon politika shqiptare diçka që është kaq logjike dhe domosdoshmërisht jetike për krejt shoqërinë, por në radhë të parë edhe për vetë politikën? Para disa ditësh dëgjova në TV që zëvendës kryeministri Niko Peleshi, pra figura numër 2 e qeverisë, të shprehet se reforma në drejtësi nuk është kushtetuese. Elementë të kriticizmit të tillë formal juridik se gjoja reforma në drejtësi prek disa parime të të drejtave të njeriut, si parime universale kushtetuese i kam dëgjuar edhe nga protagonistë të tjerë të politikës, qoftë nga qeverisësit, qoftë nga opozitarët. Me një fjalë, artikulohet ideja se të gjitha palët (çuditërisht që duan t’i hanë kokën njëra-tjetrës) janë për reformën në drejtësi, por paska potencialisht shkelje kushtetuese. Ç’është kjo teori juridike e pavërtetë? Si ka mundësi që përfaqësues të lartë të thonë publikisht fraza të tilla për reformën juridike që ndonëse janë gati ta votojnë menjëherë, prapë së prapë kanë ngurrimin dhe mençurinë e një maturie të shpifur, mbase dhe “parimore” se gjoja prekin parimet kushtetuese.
Reforma juridike e paraqitur për aprovim, pra për votim të gjithëmbarshëm në Kuvendin e Shqipërisë, është në thelb kushtetuese. Pse? Ndëshkimi i krimit të organizuar, dekriminalizimi i politikës dhe i shoqërisë është një nga thelbet e thelbeve të Kushtetutës demokratike e cila ka ekuilibrin në ndarjen e pushteteve të legjislativit, të ekzekutivit dhe të gjyqësorit në nj përmbajtje të thellë unitare dhe komplementare.
Nëse për jetësimin dhe aprovimin e reformës në drejtësi do të votojnë së bashku shumica dhe opozita, vetvetiu kemi një kusht normativ: Do të kemi atë shumicë kushtetuese për të bërë disa ndryshime jo kundër Kushtetutës në Kushtetutë, por disa ndryshime të Kushtetutës në Kushtetutë për të lehtësuar dhe fuqizuar pikërisht substancën e pushtetit gjyqësor, ndëshkimin e krimit dhe dekriminalizimin e gjithçkaje në Shqipëri. Vetëm politikanë mediokër dhe pa kulturë të vërtetë juridike mund të shtrojnë lehtë e lehtë ose larg dhe larg ide të tilla të mbrapshta dhe pa asnjë kuptim qoftë për momentin, qoftë dhe për perspektivën se gjoja “jemi dakord për reformën në drejtësi”, por ja që “ka edhe disa kontradikta kushtetuese”. Pyes përsëri: kush e thotë këtë? Pse thuhet kjo gjë? Ç’kuptim ka kjo gjë?
Ndryshimi më i kobshëm të Kushtetutës të Shqipërisë është ai i vitit 2008 që shkatërroi substancën kushtetuese të votës së lirë. Kjo ndërhyrje brutale në Kushtetutë është vërtet cenim i dhunshëm dhe i rëndë i të Drejtave të Njeriut: atakimi i lirisë për të zgjedhur lirisht dhe për të votuar lirisht. Votimi i lirë u zëvendësua me një votim ritual të listave të aprovuara nga kryetarët e partive. Pikërisht kjo ndërhyrje mediokre në Kushtetutë ka prodhuar katrahurën më të madhe në historinë e politikës shqiptare.
Vetë zoti Meta është shprehur se parlamenti i sotëm është më i dobëti që ka patur ndonjëherë Shqipëria në këto 25 vjet. Pra përfaqësimi politik i shoqërisë shqiptare është më mediokri dhe ka rezultuar më i kriminalizuari, si asnjëherë tjetër. Forca kimike e një metamorfoze të tillë kafkiane kanë qenë pikërisht listat paraprake të zgjedhjes së deputetëve nga kryetarët e partive. Kjo e vërtetë madhore nuk mund të fshihet. Nuk mund të mbulohet me mjegull. Ky po është në cenim i madh i vetë Kushtetutës, një sëmundje kanceroze e saj.
Prandaj mendoj se ka arsye të artikulohet ideja që reforma në drejtësi është legale dhe kushtetuese, se nuk përfaqëson një kundërvënie të të drejtave kushtetuese, por përkundrazi një zbatim dhe një respektim maksimal të tyre. Nuk e di saktësisht se kur do të votohet reforma në drejtësi. Por klasa politike shqiptare është e vonuar. E ka fajin opozita? Po, edhe opozita ka faj në alibitë dhe në vonesat apo edhe akrobacitë e pafundme të saj. Por faj kanë edhe përfaqësuesit e shumicës. Faj kanë ato partitë qeverisëse që kanë mazhorancën më të madhe që ekziston në raport me parlamentet e tjera të Europës. Faj kanë të gjithë, por kjo nuk do të thotë që faji nuk i përket askujt. Të thuash që e duam reformën në drejtësi dhe të shkaktosh një vonesë të tillë të pajustifikuar është vërtet diçka turpëruese, e padenjë dhe me një sens retrograd dhe mediokër.
Dua të sqaroj dhe një pikë tjetër. Është ngritur gjithashtu ideja se reforma në drejtësi duhet votuar edhe me konsensus. Ky parim është i drejtë. Ky parim do të ishte një mundësi e epërme. Por nuk duhet harruar ndërkaq se konsensusi është tjetër gjë nga institucioni parlamentar. Institucioni parlamentar funksionon me votim. Nuk funksionon me konsensus. Një nga mendimtarët e mëdhenj amerikan, Thomas Payne, mik i ngushtë i Jeferssonit ka mbetur i famshëm për librin e tij “Common sense”.
Për Payne konsensusi është për gjëra të mëdha dhe themelore. Për shembull dashuria për atdheun, shumica dërrmuese e një populli e do pa përjashtim atdheun e vet: ky është një konsensus madhor. Gjithashtu fryma e konsensusit është për gjërat që i bashkojnë qytetarët, për historinë e tyre, heronjtë, simbolet. Për sa i përket demokracisë votuese, pra institucionit të votimit të lirë, të krijimit institucional të përfaqësimit politik, i vetmi mekanizëm legal dhe i saktë, duam apo nuk duam, është votimi dhe koncepti normativ i numrave.
Kështu që mendoj që klasës politike shqiptare i duhet tërhequr vëmendja nga një konsensus popullor se nuk e meriton besimin e votuesve, në qoftë se vonojnë dhe krijojnë gjithfarë marifetesh nga më të pabesueshmet për të mos votuar reformën në drejtësi.
Reforma në drejtësi ka lindur si një domosdoshmëri mbas 25 viteve të shpërdorimit politik, të manipulimit dhe të fuqizimit të krimit të organizuar dhe kriminalizimit në tërësi të shoqërisë, por edhe të të përfaqësuesve publikë dhe politikë.
Nëse kjo reformë në drejtësi nuk do të bëhet, ose do të shtyhet në kalendat greke, atëherë Shqipëria dhe shqiptarët do të mbeten pa një kauzë dhe do të vërtiten në një mjegull pa parë një dritë në fund të tunelit.
Votimi i reformës në drejtësi bëhet kështu diçka shumë më e rëndësishme se vetë zgjedhjet politike të përgjithshme. Shqipëria mbas një viti do të shkojë në zgjedhjet e përgjithshme politike të cilat do të kenë një rëndësi themelore për të ardhmen e saj. Po si mund të shkohet në to pa bërë ndryshimet vërtetë kushtetuese kundër deformimit të ndodhur në vitin 2008 dhe mos votimit apo vonesës së votimit të reformës në drejtësi?
Ja që subjektet pleksen me njëri-tjetrin duke formuar një nyje gordiane. A do të jetë në gjendje politika shqiptare ta presë këtë nyje gordiane?
Është vetë historia e kombit shqiptar që e bën këtë pyetje. Është vetë e ardhmja e kombit shqiptar që këtë radhë me një vetëdije të epërme dhe me një vëzhgim të thellë shikon dhe rri në pritje për realizimin e reformës në drejtësi që demokracia në Shqipëri të mos jetë një shans i humbur përfundimisht.
Moikom Zeqo – DITA

Jemi kthyer ne kohen e Princ Vidit! Berisha nuk lejon qe Shqiperia te qeveriset! Pse nuk arrestohet! Rama eshte keshilluar per te mos krijuar trazira,por harrojne se nuk eshte 1998! Fakte kunder Berishes ka plot! Nderkombetaret qe sollen dikur Princin , le te sjellin dike tjeter! Beni drejtesi ne Shqiperi! Populli ju mbeshtet!
Se pari votat e popullit duhen sa per sy e faqe te botes per PROPAGANDE gjoja se ka demokraci!
Se dyti,ato vlejne per te SUNDUAR demokratikisht!
Se treti:vlejne nje….MUT!
Eshte kjo arsyeja qe keta lapangjoze nga qae nuk e MUNDIN ENVER HOXHEN ME VEPRA TE MIRA PER POPULLIN,merren me sharje dhe shpifje ndaj tij per 26 vjet!
NUK ERRESOHET DIELLI ME PESHTYMA!
EDHENGA KETO LERESIME E SUGJERITE MOJKOM ZEQOS DUHET TE PRIRENRAMA e BASHA NEAKIMIN E TYRE.
EDHE NGA KETO LERESIME E SUGJERME TE MOJKOM ZEQOS DUHET TE PRIREN RAMA e BASHA NE AKIMIN E TYRE.
Cfar kollos te mendimit ka lene Rama jashte parlamentit,ka frike nga intelektualet dhe ka futur ne parlament alabaket !
“Pse nuk e përballon politika shqiptare diçka që është kaq logjike dhe domosdoshmërisht jetike për krejt shoqërinë, por në radhë të parë edhe për vetë politikën?”
“Ndryshimi më i kobshëm të Kushtetutës të Shqipërisë është ai i vitit 2008 që shkatërroi substancën kushtetuese të votës së lirë.”
shkëputa dy fjali nga shkrimi që për mua janë sa pyetje aq dhe përgjigje!!
politika shqiptare ishte ajo që për interesat e veta personale,të një ose dy individëve të çmëndur dhe që kanë infektuar turmat që i ndjekin(janë të vogla por shumë agresive)ka bërë çfar ka mundur dhe çfar ka dashur kundër asaj që thoni ju “llogjikës së thjeshtë”,ka vepruar kundër shoqërisë dhe interesave të saj!!mediokriteti,egoizmi i tmerrshëm i këtyre politikanëve ka bërë që ne të prodhojmë një periudhë të pafundme historike të quajtur “tranzicion”!!dmth një periudhë të pafundme që nuk kalon përmes interesave të shoqërisë të shtetit,por tranzit!!thjesht nëpërmes interesave të pak individëve!!njerëz të paaftë për të punuar për shoqërinë por tmerrësisht eficient për interesat e tyre!për egoizmin e tyre!!
nuk mund të reformohet gjyqësori nëse njerëzit që punojnë në të janë të kriminalizuar deri në palcë!!njerëz që kanë shkelur ligjet në mënyrën më të ndyrë dhe më të hapur që mund të përfytyrojë dhe mëndja më e deformuar!!
çfar prisni nga gjykatës që japin një vendim potuajse pafajsije për vrasjen e tre personave në fund të një demostrate??çfar mund të presësh nga persona që thonë se “ishin të pafajshëm sepse vranë persona që nuk i njihnin”!!nuk pati pothuajse asnjë reagim as nga intelektualët(uk e di a kemi të tillë),as nga shoqëria,as nga vetë gjykatësit,që njohin ligjin dhe e kuptojnë këtë absurditet më mirë se të gjithë,as nga politika që çoi ata njerëz në kasaphanë,bile pothuajse as nga familjet e viktimave!!
për rastin në fjalë,ajo që më rëndoi më shumë është mosreagimi i asnjë gjyqtari për këtë vendim!!si është e mundur një gjë e tillë?!
të jenë të gjithë të korruptuar??
normalisht është e pamundur!!100% nuk egziston,pra duhet të ketë të paktë një gjyqtar të pastër,por një mosreagim për këtë vendim të bën të thuash:kush do të zbatojë ligjet e reja që do të krijohen??
ata që shtrëmbërojnë të vjetrat??ata që nuk zbatojnë të vjetrat??mos vallë pas ligjeve të reja duhet të aprovojmë ligj edh emë të reja për të shtyrë kohën,sepse gjykatësit do të gjejnë arsye dh emë absurde!!
dhe pjesa tjetër e shoqërisë prapë do të heshtë!!
mojkom nuk po kërkohet vendosje drejtësie!!
aspak!!
kërkohet kapje e gjyqësorit!!për këtë jam mëse i bindur!!drejtësi është një fjalë me kuptim tjetër!!këta nuk e duan!!nuk e do opozita sepse shkon në burg,nuk e do pozita sepse ajo duhet ti hapë derën e burgut opozitës dhe ta tërheqë për tu mbyllur me të brënda!!pozita e sotme është po aq e përfshirë në krim sa dhe opozita!!
EDHE TI O ‘BRUTI’ MOJKOM!
Shqipetaret nga ty presin RRUGEZGJIDHJE se per hartime nuk na mungojne anetaret e qoskave apo ‘klubeve te Selanikut’ Stefanaqet,apo ÇOBENJTE pe Lubonje,Blushi e tere ish shurranjozet e bllokut e djemte e Kiçove….
Kush do ta votoje per ke votohet e kush jane pasojat e kesaj ‘reforme’ ne nje vend ku mungon ‘SHTETI I SE DREJTES’ e nuk funksionon asnje PUSHTET!
A e njeh nivelin medioker te nje informacioni TRAGJIK qe ‘rilindjen’ e SHTETI e reformat i presin nga djali i RAM-es me emrin Sali,nga babaji i Zahos me emrin RAM kur populli eshte ne arrati dhe elektorati voton vetem 40 perqind!’!?
Si nuk te shkon mendja tek 3 gjera nga me themeloret:
1-REFERENDUM
2-REFORMA RADIKALE ELEKTORALE
3-SHPERNDARJE E PARLAMENTIT TE KRIMIT E ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME(te organizuara,drejtuara e monitoruara nga ministrija e brendeshme e jo KQZ-Apo koqet e zuzareve)
“dakord i dashur Moikom, por…kush do ta prese kete nyje godiane ala-shqiptare, se duhet Aleksanderi i Madh qe t’a prese…ndersa per retoriken “reforme ne drejtesi” une do thosha se duket se eshte ose do te mbetet “shume zhurme per asgje”-sic tha Shekspiri…se kete refrome po e drejtojne ata qe nuk duhet te jene aty ku jane dhe jane vete per tu penalizuar…!!!!!!!!
Artikull i shkelqyer dhe ne kohen e duhur qe tregon se ne Shqiperi nuk mungojn njerzit e mencur ,Peshendetje Moikom dhe shendet te mire.
filadelfija U.S.A
pa reforme elektorale,pa hequr listpartite cdo reforme ne drejtesi do te sjelle vec rritje padrejesie.
Me kete gjendje te vendit ku gjitheckaje po i merr frymen qelbesira e Vucidollit shpresat jane te zbehta.
Maxhoranca, e ka fajin. kush ka shumicen, reformon, ben ligje. cfare, konsesusi do edvini, edhe ne parlamentet, e shteteve me demokraci te kosoliduar, si shba, e te be. Ne raste vendos shumica parlamentare. cfare kosensusi do edvini, nga, pd, e bashovicit, dhe e berishovskit , dhe e nishanlli , gjymsakut. Kush eshte, ai hajdut, apo kriminel, qe do nje drejtesi, paster, dhe te panvarur. Po gjysme parlamentarve, jane per tu hedhur celsat ne det, po sistemi drejtesise, qe varet lsi, nishanlliu, dhalle, shellira, eshte krye korruptuar. Me keta do gjeje piktori mirekuptim per reformen ne drejtesi.stento, a credere.
“Reforme ne drejtesi”!!! Tingellon shume anakronike, gati-gati ne kufijte e nje autoironie qe e kalon talentin e libretisteve. Duhet qe te behet kjo reforme per te”dekriminalizuar”parlamentin…OK, po ne krye te rradhes sikur ka nje ligj qe perjashton nga kandidimi ata qe kane precedente penale. Dmth se kush ka kandiduar automatikisht eshte shkeles ligji. Njesoj sikur pilot avioni s’mund te shpikesh vete perpos nje diplome te certifikuar, deputet s’mund te kandidohesh me vetedeklarim te integritetit te personit, po ke deklaruar falso quhet mashtrim dhe ndonje ligj patjeter parashikon perjashtim pa kushte dhe ndeshkim penal. Atehere, perse duhet reforma? Qe te beje efektiv nje ligj qe me siguri eshte ne fuqi? Apo, me gjasa per te perjashtuar nga pergjegjesia ata persona qe tanime rezultojne shkeles ligji, pikerisht per kete arsye? Dmth, kjo deforme (qe ambasadoret e shesin per reforme) ne vetvete eshte jastek shpetimi per shumicen e kesaj klase te korruptuar politiksash, gjyqtaresh dhe titullaresh qe nuk mbajne me pergjegjesi per cfare punuan dhe shperdoruan dje. E bukur deforme, mirepo keta s’e votojne me te kater duart kete kaposh falenderimesh, se jane qe jane, nuk do qe keq te nxjerrin edhe ndonje perfitim extra. Me kete ritem, ne zgjedhjet e 2017 premtimi elektoral i te dy grupimeve do jete me siguri “reforma ne drejtesi”.
Asgje e mire nuk kerkon konsensus ne votime. Kjo thenie postulat e nje mendje te zgjuar eshte sa e sakte, aq e pa pelqyer per politiken sot kudo. Konsensusi kerkohet per gjera te pa drejta, per alibi neser ” e kemi votuar bashke “! Nuk eshte konsensusi ne Reformen e Drejtesise shenje morali politik sot. Tregues i moralit politik do jete Ligji i Martesave Gej. Aty po duhet konsensus per ti thene JO kesaj marrezie. Ai ligj do percaktoje palet ne politike. Nuk jane te majte e te djathte. Do jene Normale ose Bythqire. Populli do ti dalloje kur te votojne ate ligj.Se mjaft bejne loje majtas-djathtas.
Moikom Zeqo,i vlersuar nga ana ime edhe para rezimit te diktatures,edhe ne kohen e demokracise, perjashtim te faktit fatkeq te tij si te shume shqiptareve te tjere te mire te sjellshem dhe te ditur qe gabuan duke marre qendrim majtas,duke u perpjekur te andronin komunizmindhe jo te ndertonin demokracine.Edhe per kete shkrim me dy mendje jam,me shume dyshoj se edhe ai po tund ato kambana qe tundin te gjithe ,si te gjithe.
Ali Pashe Tepelenes i dergonte nje leter Bonoparti i madh duke i bere shume e shume elozhe dhe ne fund i kerkonte nje sasi fasulesh kundrejt armeve ose parave….Ali Pashai shkurt ju pergjigj – Napoleon,te gjitha dengla…Medego kaq arme dhe te te dergo kaq fasule.Ali Pahe Tepelena…
Eshte koha te pergjigjemi si Aliu i madh. Reforme eshte e nevojshme te behet,per te penguar qeveritaret tane kushdo qofshin dhe kurdoqofshin qe te mos koruptohen dhe te zbatojne ligjet me saktesi.Po ti shkelin te denohen me saktesi sipas ligjit.Ateher te mos vendos fare kjo qeveri qe eshte ne detyre se si do behet,por ajo te degjoje te tjeret si duhet dhe t ja filloj nga vetja.Do jete fitore e madhe per vendin t ja fillojme qe sot me nje qeverisje te mire,ligjore.Sepse jeta eshte perpara shume e gjate dhe 25 vjetet qe kaluan si kaluan jane nje hic para atyre qe vijne.Nje hic dolen edhe 55 vjet komunizem.Bile dhe kur u morem me te gabuam..Beheni keshtu reformen dhe ta shikoni sa e bukur dhe e dobishme do behet.Ta shikoni sa shpejt do miratohet.Per fat te keq ve re se reforma kerkohet me shume per hakmarrje…I nderuar Moikom Zeqo shikoje nje here me vemendje kete mendimin tim…Plot respekt per dijet dhe veprat tuaja.Malko Durmishi