Lëvizja Socialiste për Integrim e cilëson manipulim skandaloz pasqyrimin nga Podesta Group të deklaratës së zyrtarit amerikan, Jonathan Moore, gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në një deklaratë për mediat në emër të LSI-së, Ralf Gjoni u shpreh se kjo forcë politike do të marrë të gjitha masat për të komunikuar me SHBA në lidhje me këtë fakt. “Kjo kompani punon në të kundërt të interesave shqiptare. Ne si LSI do të marrin të gjitha hapat ligjorë për të komunikuar me SHBA për të vënë në dukje këtë fakt. Kjo që ka ndodhur me manipulimin e Podesta është skandaloze. Përse kompania e lobimit nuk mori parasysh të shpërndante deklaratën e ambasadës për përplasjen me SHBA, pse nuk shfaqi shqetësimin e Brukselit për pasojat që ka votimi në Parlament në besueshmërinë e procesit zgjedhor”, tha Gjoni.
“Dëshiroj t’i kujtojmë z. Berisha, i cili mban postin e Kryeministrit edhe për disa javë, se ndërsa ai mendon se mund të përdorë instrumente të dyshimta për dezinformimin e publikut si në Shqipëri, ashtu dhe jashtë saj, përmes kompanive të dyshimta të lobimit, ne kemi një kontratë më të fuqishme dhe afatgjatë me të gjithë qytetarët shqiptarë për rikthimin e legjitimitetit të institucioneve shqiptare dhe për avancimin e Shqipërisë drejt standardeve ndërkombëtare dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, përfundoi ai.
Podesta manipulon qëndrimin e SHBA, ndryshon fjalitë e Jonathan Moore
Kompania lobuese Podesta përfshihet në një skandal duke censuruar dhe manipuluar qendrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për situatën më të fundit politike në Shqipëri.
Në një e-mail për mediat ndërkombëtare, Podesta ka ndryshuar fjalinë e Jonathan Moore duke hequr kritikat me pikëpyetjet e forta për votimin në Kuvend për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Jonathan Moore, zyrtari amerikan që mbërriti me urgjencë në Tiranë pas tensionimit të klimës politike deklaroi se ne besojmë se ka një argument të fortë ligjor, që vë në pikëpyetje mënyrën se si ka votuar parlamenti për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së. Sipas Moore, Shtetet e Bashkuara duan që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të funksionojë dhe nëse kjo nuk ndodh, zgjedhjet nuk mund të zhvillohen më 23 Qershor.
“Do të shikojmë se si procesi do të vijojë. Jemi të shqetësuar nga ajo që kemi parë, niveli i lartë i tensioneve politike, ndërsa futemi drejt këtyre zgjedhjeve, sërish me pyetje edhe akuza në cështjen e ligjshmërisë”, tha Moore.
****
Moore: SHBA, e shqetësuar për situatën politike, në KQZ të ketë përfaqësim të plotë
Në përfundim të takimeve me krerët e politikës shqiptare, drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore, Jonathan Moore, shpreh shqetësimin për situatën konfliktuale parazgjedhore të krijuar në Shqipëri ditët e fundit. Gjatë një konference shtypi të mbajtur sot në mëngjes në ambientet e Ambasadës Amerikane, Moore apeloi që politika shqiptare të vërë në vend të parë interesat e vendit.
Moore shprehu shqetësim në lidhje me tensionin e krijuar ditët e fundit dhe theksoi se SHBA dëshiron të shohë një KQZ funksionale.
“Do na pëlqente të shohim një përfaqësim të plotë në KQZ”, ka theksuar zyrtari i DASH, pas largimit të anëtarëve të këtij institucioni. Moore u shpreh se një numri i konsiderueshëm vëzhguesish do të mbërrijë në vendin tonë për zgjedhjet e 23 qershorit.
Gjithashtu, Moore u shpreh i shqetësuar edhe në lidhje me atë që ai e quajti ‘presion mbi deputetin Kastriot Islami’, pas votimit të këtij të fundit në Kuvend.
Meta-Moore: Pseudo-mazhoranca ka futur në ngërç KQZ-në
Kreu i LSI-së Ilir Meta në përfundim të takimit me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore, Jonathan Moore u shpreh se situata politike në të cilët ndodhet vendi u krijua pas veprimit që pseudo-mazhoranca i bëri KQZ.
Meta theksoi se dorëheqja e anëtarëve e ka futur në ngërç institucionin e KQZ , ndërkohë që i bëri apel mazhorancës që të reflektojë ose përndryshe duhet të vuajë pasojat.
“Ndërhyrja e pseudo-mazhorancës ka futur në ngërç institucionin. Kemi shantazh të fortë duke vënë dorën mbi zgjedhjet. Pseudo-mazhoranca duhet të reflektojë ose të vuajë pasojat. Vendi ka nevojë për procese konstruktive dhe të ligjshme”, theksoi Meta.
Kreu i LSI-së vlerësoi se qeveria aktuale nuk ka vullnet për të kontribuar zgjedhje të lira.
***
Meta: Rasti me KQZ dëshmoi se nevojitet ekuilibër i ri politik
Kreu i LSI-së së Ilir Meta ka deklaruar nga Berati, ku bëri prezantimin e kandidates për deputete, Sajmira Laçi se vendi ka nevojë për ekuilibër të ri polotik.
“Nuk mund të kontrollohen te gjitha institucionet nga një qendër. Po cenohen të gjitha ato standarde që ishin krijuar me mund. I qëndruam marrevshjes dhe u ndamë si qytetarë. Berisha e ka të vështirë të ndahet në mënyre të tillë,” tha Meta.
Ai ka nënvizuar se koalicioni i ri i jep një frymarrje të re Shqipërisë, teksa ka theksuar se integrimi nuk arrihet duke i bërë karshillëk ndërkombëtarëve. “Rasti më i fundit i kryeministrit Sali Berisha me KQZ, tregon se vendi ka nevojë për një ekuilibër të ri politik”.
Politikan si ty mos shkelte kurre ishallah ne parlament, se je me i korruptuari qe njeh politika ne Shqiperi ne keto 22 vjet. Tani po i shtrini tentakulat edhe ne keshillin bashkiak te Tiranes duke e kthyer ne nje arene lufte, e do filloni te ppengoni te gjitha projektet e reja qe do te duhen te nisin te zbatohen.
Mos harro qe Berisha i bllokoi per dy vjet rrjesht projektet e Bashkise. E meroton tja bejne ate qe beri
o adi po pse ti krahason bashkine me nje popull te tere, gjithashtu mesa di un Sali Berisha eshte kryeminister dhe jo kryetar bashkie dhe mund te me thuash se cilen bashki bllokoi sepse un nuk e di, skam info per kete lajm qe thua ti
http://www.youtube.com/watch?v=5wTu-malxWQ
Ta them une.Bllokoi Bashkine e Tiranes kur Kryetar ishte Edi Rama.Sepse ne kohen e Edi Rames kryetar,shumicen ne keshillin Bashkiak e kishte PD-ja.Dhe nuk miratonte asnje propozim te Rames qe i duhej qytetit te Tiranes.Bllokoi Planin Urbanistik te Tiranes,sepse nuk e firmoste.Duhet te dish qe c’do plan Urbanistik firmoset nga Kryeministri,sepse Kryeministri eshte kryetari i KKRTRSH(Kryetar i keshillit te rregullimit te territorit te Republikes se Shqiperise).Kete gje e beri edhe Nano kur ishte Kryeminister,sepse nuk donte suksesin e Rames ne Bashki,sepse i merrte partine.Kishte inate brenda partise Socialsite ne ate kohe.Keshilli Bashkiak i drejtuar mbas vitit 2007-te nga PD-LSI.nuk i miratonte Rames as buxhetin Bashkiak vjetor.Dhe e fundit.E din ti ca bente Saliu ne Tirane??Hiqte gjithe policet e rendit dhe qarkullimit rrugor dhe e linte Tiranen ne kaosin e rendit dhe trafikut.Keshtu dukej sikur faji ishte i Edi Rames si gjoja administrator i paafte.Edhe me Barbarisht se kaq.Pemet qe mbilleshin ne Tirane,thaheshin me lende te ndryshme naten nga militantet e PD-se.Me qellim,qe ja,edhe pemet e Edi rames jane te skaduara.Nuk zene rrenje,sepse jane jashte standarteve.Sepse gjoja Rama i blen pemet tek klientet e tij.Do te tjera bema gjigande???
Najada ti moj dele SALIste. Mos na bej gerr gerr sikur shqetesohesh per popullin qe saliu e vret dhe mjeron perdite.
Nje gje duhet ta kuptosh mire ti modj dele se saliun tuaj do ta heqim nga pushteti dhe do ta cojme direkt e ne Burg. shkoj bej Beee Bee aty pastaj.
O Ilir po Berisha me votat e tua i mori te gjitha : SHIK-un, Presidentin, Gjykatat, etj. Tani u kujtove ti per ballancim pushtetesh ? Kur gjykatat e kontrolluara nga Berisha te nxirrnin ty te pafajshem ishin mire?
Edhe Moore i ka rene ne vesh situata e keqe qe po mbizoteron ne SHqiperi, duke permendur ketu edhe protesten kundrejt Kastriot Islamit, qe eshte fare e padrejte. Ne kete menyre Moore denon dhunen dhe presion e shkaktuar mbi te.
dhe ja ku e gjeta kete video ne arkiva e youtubit qe shpjegon cdo gje me plote kuptimin e fjales… si mund te fyesh ameriken? si guxon ne fund te fundit ti poshterosh flamurin?
Podesta ka marre 1milion dollare per te lobuar, vetem per mire per Sali Rrumpallen, me leket e taksapaguesvs Shqiptar dhe per te deformuar, jo vetem fjalet e Moore. nepunes i larta ne DASH, por edhe te cdo nepunesi tjeter perfshi ketu edhe Sekretarin e Shtetit. Ne cdo veprim te ndyre, pas eshte Perbindeshi Sali.