Podesta tanimë është një emër që njihet nga shqiptarët. Bëhet fjalë për firmën amerikane të lobimit, që paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë nga Sali Berisha për të përmirësuar imazhin e tij në Uashington. Më poshtë është një shkrim i “The Guardian” që tregon se si Podesta përkrah regjimet autoritare dhe është një njeri me shumë ndikim tek demokratët në SHBA. Edhe pse Obama është zotuar se do ulë ndjeshëm ndikimin e lobistëve, shkrimi tregon se Podesta bën takime në Shtëpinë e Bardhë shumë më herë se çdo zyrtar i lartë. Kësaj here Podesta ka vendosur të ndihmojë një tjetër kryeministër autoritar, atë të Irakut
***********
Qeveria e Irakut pajton Podesta Group për lobim në Uashington
Nga Glenn Greenwald – The Guardian
Nëse mendoni se ndyrësia në Uashington ka arritur në pikën më të ulët, e keni gabim. Byron Taub dhe Anna Palmer të Politico-s raportojnë se qeveria autoritare dhe abuzuese me të drejtat e njeriut e kryeministrit irakian, Nuri al- Maliki do të punësojë Podesta Group si firmën e tyre lobuese në Uashington.
Firma drejtohet nga Tony Podesta, që shet ligjërisht influencën e tij tek politikanët e Partisë Demokratike për t’i dhënë formë ligjeve që u duhen kompanive si BP Oil, General Dynamics, Ëalmart dhe Banka e Amerikës.
Gazeta “The Neë York Times” e quan atë një nga superlobistët më të fuqishëm në Uashington, duke përshkruar rritjen eksplozive të firmës së tij që kur demokratët morën kontrollin e Kongresit në vitin 2006 dhe të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2008.
Qendra për Integritetin Publik raportonte në vitin 2011 se Podesta dhe gruaja e tij lobiste, Heather, janë donatorët lobistë më të mëdhenj, sa në një pikë të hershme të procesit zgjedhor, Podesta kishte dhënë 350 mijë dollarë për Komitetin e Fushatës së Demokratëve për Kongres, për Komitetin e Fushatës së Demokratëve për Senat dhe për fushatën e Harry Laid për Nevadën, kurse gruaja e tij kishte dhënë për demokratët 322 mijë dollarë për dy komitetet e para.
Siç thuhet në një profil në NYT, në firmën e tij punon edhe Izrael Klein, një ish- ndihmës i lartë i senatorit Charles E. Schumer. Ata punojnë përmes një numri aleatësh demokratë në pozicione të larta në dy dhomat e parlamentit. Podesta bashkëthemeloi Podesta Group me vëllain e tij, John Podesta: shefi e stafit të Shtëpisë së Bardhë në kohën e Bill Clinton, shefin e ekipit tranzicional të Obamës dhe tani kreu i Qendrës për Progres Amerikan, një think- tank që mbështet Obamën. Në NYT shkruhet: disa klientë potencialë, në fakt, do e kontaktojnë zotin Podesta për shkak të lidhjeve të vëllait të tij me zotin Obama (“ne themi jo, nuk është kjo që bëjmë. Ne nuk bëjmë lobim me akses”, u përgjigj Podesta, të paktën sipas NYT, pa qeshur nën zë).
Në lidhje me goditjen e fundit të Podestës, Taub dhe Palmer raportojnë:
“Qeveria e Irakut është në fazën përfundimtare të lidhjes së kontratës me Podesta Group si firma e saj lobuese në Uashington, sipas disa burimeve.
Podesta u zgjodh pjesërisht për shkak të marrëdhënieve të boss-it Tony Podesta me demokratët e rëndësishëm- përfshi zëvendëspresidentin Biden. Podesta po ashtu ka një marrëdhënie të gjatë me Clinton-ët, por Hillary Clinton nuk është më në detyrë në Departamentin e Shtetit. Stephen Rademaker do të marrë drejtimin për llogari të Podesta.
Qeveria e Irakut po ashtu është në treg për të kërkuar një firmë për marrëdhënie me publikun. Finalistët janë Edelman, LEVICK dhe APCO, mes të tjerave. Është e para kontratë lobimi për Irakun post- Sadam Hysein”.
Ky transaksion i vogël i ka të gjitha brenda. Njerëz me lidhje të mira politike bëhen të pasur duke avancuar interesat e regjimeve shtypëse, autoritare dhe brutale (Podesta më parë ishte një lobist i mirëpaguar për Hosni Mubarak dhe “ndihmoi që të ndalonte një rezolutë të Senatit ku i bëhej thirrje Egjiptit që të adresonte abuzimet e të drejtave të njeriut”). Përsa kohë që Obama- që është zotuar për të frenuar ndikimin e lobimit- do jetë në pushtet, lobistët demokratë do të bëhen gjithmonë e më të pasur.
Dhe në fund të fundit gjithçka bëhet mbi baza plotësisht bipartizane (lobisti kryesor për llogari të Irakut, Rademaker, ishte një zyrtar dhe ndihmës i lartë në Departamentin e Shtetit në kohën e Bush dhe pretendon me krenari se ka hartuar legjislacionin që ka krijuar Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare).
Kur Shtëpia e Bardhë në kohën e Obamës lëshoi të parën listë të vizitorëve në vitin 2009, “US Neës and Ëorld Report” vuri re diçka:
“Për të brendshmit, lista tregonte diçka tjetër: Pushtetin e familjes Podesta. Mes tyre, këshilltari i Obamës dhe ish- shefi i stafit të Clinton-it, John Podesta, vëllai i tij, Tony Podesta dhe gruaja lobiste e Tony-t, Heather, kishin bërë në total 25 vizita. Sa për krahasim, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi kishte bërë një vizitë”.
Shtatorin e shkuar, Politico përshkruante një festë të bërë nga Podesta ku ishin të pranishme Nancy Pelosi, senatori Kay Hagen, republikani Jared Polis dhe Debbie Dingell, gruaja e republikanit John Dingell.
Shkruante Politico: “Festa ishte një shembull i shkëlqyer se si përzierja e zyrtarëve publike me ata të periferisë ka vazhduar edhe në periudhën Obama”. Dhe Podesta shprehej hapur se retorika anti- lobiste e Obamës nuk ka ndryshuar gjë: “madje nuk mendoj se ka pasur ndonjë ftohje që në fillim. Mendoj se Shtëpia e Bardhë do të takohet me grupet e interesit”.
Qeveria e Malikit nuk ka dyshim se do të ketë nevojë të konsiderueshme për ndikimin e Podesta-s. Regjimet autoritare në përgjithësi kanë punë të madhe për të bërë në Uashington, por siç thekson Politico: “Vendi përballet me një numër sfidash domethënëse në kryeqytet, përfshi rregullimin e marrëdhënieve të tensionuara me administratën Obama pas dështimit për të arritur një marrëveshje për statusin e forcave në vitin 2011”.
Ajo çfarë Politico ka në mend është përpjekja e dështuar e presidentit Obama për të bindur/mikluar qeverinë e Irakut që të lejojë trupat amerikane që të qëndrojnë përtej afatit të përcaktuar nga Statusi i Marrëveshjes së Forcave, hyrë në fuqi nga qeveritë Bush- Maliki. Qeveria e Malikit ishte penguar që të pranonte marrëveshjen për shtyrjen e qëndrimit të trupave amerikane, pasi kabllot e ËikiLeaks tregonin detaje të masakrave të tmerrshme mbi civilët irakianë nga trupat amerikane.
Por qeveria e Malikit nuk ka pse shqetësohet. Më paratë që do të japë për Podesta Group, dyert në qarqet politike të demokratëve do të hapen, duke zbutur shqetësimet e Malikit. Për të gjithë ato biseda për zgjedhjet dhe fjalimet e bukura të politikanëve, kjo është dinamika e ndyrë që drejton Versajën e Amerikës në Potomak. Ky proces i neveritshëm tani ka një çift të lumtur si simbol. Urime të përzemërta për Tony Podesta-n, Nuri al- Malikin dhe të gjithë ata në Uashington që do të mbulohen me bujari nga ky bashkim i gëzuar.