Poeti dhe Pranvera…(Lirikë)

Ornela

Dhe dimri derën mbylli,
u tret edhe ky Mars,
Pranvera-kjo Pranvera,
si virgjëreshë u mbars.

Dhe dallandyshet erdhën,
në qiell varg e varg,
Pranvera-kjo Pranvera,
tani nuk është larg.

Dhe lulet nëpër sythe,
dhe bari i sapo mbiré,
përhapin anë e mbanë,
një erëz kaq të miré.

Pranvera i këputi,
të dimrit plot zinxhirë,
gjithçka po gjallërohet,
poeti dergjet shtrirë!..

Pranvera-kjo Pranvera,
me gjuhë drite flet:
“Ti ngrihu dhe këndo,
për mua-o Poet!..”

Ti ngrihu dhe këndo,
si zogjtë në agim,
pa këngën tënde-jo,
nuk vlen ky lulëzim!..

Pranvera-kjo Pranvera,
me gjuhë drite flet:
” Ti shtratin e mallkuar,
braktise-o Poet!..”

Largoje ti mërzinë,
nga sytë e venitur,
kaq shumë këtë stinë,
i dashur e ke pritur!.

Largoje ti mërzinë,
dhe çeli sytë e zinj,
ti ngrihu edhe tretu,
tek unë nëpër gjinj!

Ti ngrihu edhe tretu,
e mos më lër të vetëm,
në gji të njeri-tjetrit,
gjithë jetën neve mbetëm!..

Pranvera-kjo Pranvera,
me gjuhë drite flet:
“Unë s’mund të jem Pranverë,
pa Tyja-o Poet!…”

Pranvera-kjo Pranvera,
hap gjirin plot magji:
” Ti s’mund të jesh Poet,
pa mua kurrsesi!..”

Në këmbë u ngrit Poeti,
të keqes ju mbyll dera,
dashnorë të përjetshëm,
Poeti dhe Pranvera!

A.DUKA

Share This Article
5 Comments
  • Ti, bir te rrishe ne shtrat?
    kurre Zoti mos e dhente
    Ty pena- xixe te mbeti
    dhe kur tu sulen qente

    Se Nene Aretia,
    i njeh mire djemte e Dukej
    qe syri terr s’ua beri
    dhe kur ndonje neperke strukej

    se ballazi neperkat
    s’te dalin biri i nenes,
    ku pyet pena juaj
    qe, dhe ne drite te henes

    ja thote per zili
    e te mirin gezon,
    teksa te paudhet
    vetem i frigon

    Ndaj ma do Pranveren,
    te paca sa malet.
    Pena top tu befte,
    se e di qe s’ndalet.

  • Pranvera me nje lule s’vjen Beni i dashur ajo do lule shume.Ti je nje kopeshtar qe i do lulet e do pranveren stinen e luleve dhe te dashurise.Pene te arte ke shoku im.Te uroj shume shendet dhe lumturi nga shume larg vendit tim,nga .Me vellain tend Apostol kam qene ne nje klase.Ruaj kujtimet me te bukura te adoleshentit te viteve 60.

  • Bukur.Merr Aretine dhe pi nje kafe NE Cajup mes flladir Te malit dhe aromes se barit.Do Te clirohesh nga era e keqe e haleve politike Te Tiranes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *