Poezi të ndryshme

Dita

1. Ç’ma zunë frymën…

Ç’ma zunë frymën pallatet e zhgërryera,
dhe tymi i zi i makinave,
ku jini agime labovite të shkëlqyera,
nga vesa dhe aroma e trëndelinave?

Ç’ma zunë frymën intrigat e maskarenjve,
dhe krekosja e pështirë e debilave,
ku jini pyjet e thellë të Labovës,
ku nuk pushon simfoni e bilbilave?

Ç’të bëj këtu akoma?!…
Të grindem e me veten time të grisem,
ku Tiranës vulgu i thotë Tirona,
ku unë rri si idiot-e s’arratisem!

26.05.2004

2. Për kë i shkrova këngët?!

Ah-veshët na gjëmojnë,
nga palla e gomerëve,
sa s’mund as të dëgjojmë,
vajtimin e të mjerëve.

Një psherëtimë e thellë,
më drithëron nga rrënjët:
“I mjeri unë-i mjeri,
për kë i shkrova këngët?!…”

Për kë-për kë i shkrova,
gjëmon si ankth tek gjiri,
ah-derrat zbukurova,
me lule xhevahiri!

26.04.2005

3. Shpirt njeriu

Unë me shpirt-shpirtin e ruaj,
që nga zjarret mos më tretet,
ju po falët shpirtin tuaj,
veç kufoma do t’ju mbetet.

Dhe kur mbetesh veç kufomë,
bëhesh lodër çilimiu,
jo më kot Zoti krijoi,
në fillim një Shpirt Njeriu!

25.05.2004

4. Kjo Botë…

Kjo Botë e shkretë që rënkon,
mbushur me njerëz të egër,
ku dhe miku e mikja kërkon,
çdo çast të të hanë si kuçedër.

Kjo botë e shkretë-shpellë e errët,
mendo pastaj për të tjerët!

5. Burrë i mërzitur

Mërzitja më ka kapur,
si rrjetë merimange,
më rrahin tëmthat fort,
më rrahin si çomange.

Krejt koka më buçet,
si shkrepje eksplozivi,
dhe sytë më janë ngjyer,
me bojë kopjativi.

S’e di në të vërtetë,
nga jeta ç’kisha pritur,
tani e di që jam,
një burrë i mërzitur.

Ti që më shton mërzinë,
mos dil kaq shpesh përpara,
se burri i mërzitur,
qëllon të bëjë hatara.

16.05.2004

Share This Article
4 Comments
  • Me pelqeu me teper poezia Burre i merzitur.
    Beno, une e di kush ta shton me shume merzine kohet e fundit.Besoj se Ristani e Paloka kur flasin brockulla ne parlament dhe zedhenesja e shtypit ne PD qe jep deklarata bajatedhe pervec kesaj edhe Grida,por ti mos u merzit prej tyre.Pergezime .

  • Dakort me 2 gjera
    1- qe e ka kuptuar qe eshte idiot ,dhe kjo eshte teper e rendesishme
    2- duhet te arratiset , te ngrihet nje shtab guerrilas , dhe te bej diçka per te , lexoni mire ligjin se mos eshte akoma ne fuqi ai i kalimit te jashtligjshem , kontrolloni Ruqin se mos rri te kloni dhe i fut ndonje plumb dhe bejtexhiut , une e vetmja gje qe mund te bej ,dhe e bej me deshire te madhe eshte bileta e avionit , po po do te nis komod dhe me rakete po te kisha mundesi , bileten do ta pres vetm ikje , 1- se mos me kthehesh prape dhe kush te duron me ne gazete , 2 – sepse te shoku Kim nuk ka me dalje , po dhe ti do ndihesh si ne shtepine tende besoj , sepse vetem se ne Kore ka vend ende per orangotanget komunist …..
    lus guerrilasit e komenteve , te merren me hollesite dhe
    nqs nuk do te iki ne Kore , jam gati ti legalizoj ndonje bunker ….

    vulgu i thote Tirona ?
    po çfare ti thone mar zborist ?? TiRama ??
    Piramida apo Nexhmija ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *