Pogaçi: Qeveria e re të anulojë vendimin e Berishës për SHQUP-in

anazapta

Kreu i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë, Mehdi Pogaçi, thotë se ushtarakët presin që qeveria “Rama” të anulojë vendimin e Berishës për t’i dhënë Partisë Demokratike SHUP-in. Në një prononcim për GSH, Pogaçi thotë se përveç këtij vendimi duhen anuluar edhe të tjera vendime të kësaj natyre.

është shprehur optimist lidhur me një anulim të mundshëm të vendimit për kalimin e SHQUP-it, në seli të PD-së. “Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë dhe gjithë shoqata dhe ushtarakët aktivë, në rezervë dhe në pension kërkojnë dhe kanë besim në deklaratat e ministres së ardhshme të Mbrojtjes, znj.Mimi Kodheli dhe të disa deputetëve të majtë në masmedia, gjatë këtyre ditëve, besim se qeveria e ardhshme e kryeministrit Edi Rama do ta anulojë këtë vendim dhe mjaft vendime të tjera të mbrapshta, duke rikthyer shtëpitë e ushtarakëve, Spitalin Ushtarak, në identitet dhe në shërbim të të gjithë ushtarakëve”, u shpreh Pogaçi. Ai i ka bërë thirrje edhe Presidentit, Bujar Nishani, që në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, “të prononcohet për këto çështje dhe të mos lejojë veprime të tilla kundër interesave të ushtarakëve”.

Share This Article
2 Comments
  • PD nuk duhet te largohet kurre nga zyrat e saj. A ka vend me frymezues se te hysh dhe te dalesh nga dera e zyres dhe te shohesh Heroin kombetar te partise tende “te nderuarin Azem Hajdari”?

    Sa here kalojne aty pershendesin shokun e idealit dhe njekohesisht viktimes se tyre; “miremengjes dhe naten e mire”. Anetaret e PD qe punojne per Idealin e saj nuk eshte mire te shkepusin lidhjet e kujtimeve nga ata qe u flijuan per keto ideale ndersa drejtuesit e saj duke e pare cdo dite nuk harrojne se cfare sjell jeta sidomos ajo politike. Nqs. Kjo seli do te zhvendoset diku tjeter duhet te marri me vehte edhe lapidarin e Azemit, por meqenese ai eshte vrare aty, duhet qe edhe selia e PD te qendroje aty si element binjak i lapidarit dhe i lidhjes Shkak-Pasoje, vrases -viktime, ose motos vraje se te vrau, e shume motive te tjera qe i bashkon keto dy objekte te rendesishme te tranzicionit shqiptar “demokratik”, epokes se erret me te gjate te shkaterrimit ne historine e Shqiperise.

  • Ushtria jone per 50 vjet me ne krye oficeret tane ,nuk vrane kurre nje te huaj ne kufi.

    Por sipas kodit te nderit,pasi e rethuan Shqipericken(ate pjese te Shqiperise qe kish mbetur)me tela me gjemba,vrane mijra e mijra shqiptare ne kufi,se kishin frike se po i iknin nga vatha dhe tradhtonin vathen.

    Kur nderkohe nje oficer merte sa 10-30 fishi rroges se koperativistit,merte veshmbathje falas e hanin po falas ne kazanin e ushtrise.

    Kuptohet qe po sipas kodit te nderit donin dhe pula e raki nga ushtaret kur ketheheshin me leje.

    Prandaj ajo shtepi SHQUP-i eshte ne fakt e KOOP-it.

    Pasi per 50 vjet resht ushtarket vendosnin ne tavolinat e tyre ushqim sa shumefishi i familjeve kooperativiste.

    Te cilet me KODIN E NDERIT e kethyen Shqiperine per 50 vjet ne nje burg te madh.

    Sikur restoja e Botes te ish nje planet tjeter per shiptaret e po te tentoje te shkoje atje te jepnin fishekun si paje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *