Mesfushori i Francës, Paul Pogba ka paralajmëruar Shqipërinë dhe rivalët e tjerë në Grupin A se Kombëtarja e tij kërkon të shkojë larg në “Euro 2016”.
“Mund të them se do të shkojmë larg në Euro 2016, por nuk mund të them që do ta fitojmë. Edhe Italia gjithashtu ka shanse të mira”, deklaroi Pogba për të përditshmen sportive italiane “Il Tempo”.
Shqipëria dhe Franca janë përballur dy herë në vitin e fundit në në dy miqësore që përfunduan 1-1 në Francë dhe 1-0 për Kombëtaren tonë në Shqipëri.
