Pogba nuk pranon të rinovojë me “Djajtë e Kuq”

J L

Paul Pogba po konsiderohet mes lojtarëve kapriçozë dhe të dëmshëm për ekipin e Manchester United dhe po vlerësohet për t’u shitur për të përfituar sa më shumë. Edhe pse mesfushori ka kontratë deri në vitin 2021 me “Djajtë e Kuq”, duket se nuk do ta respektojë.

“The Sun” ka zbuluar se klubi anglez i ka kërkuar agjentit Mino Raiola që të takohen për të biseduar për rinovimin e kontratës. Por, Raiola ka refuzuar të zhvillojë një takim për këtë temë me United. Praktikisht, shitja duket e sigurtë.

Pogba nuk ndihet mirë dhe nuk është i lumtur me atmosferën në dhomat e zhveshjes. Për më tepër që 26-vjeçari nuk është i bindur për të ardhmen me një trajner si Ole Gunnar Solskjaer.

Barcelona dhe Real Madrid janë kandidatët favoritë për të blerë francezin.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *