Aksioni i Inspektorëve të Peshkimit në Pogradec për ndalimin e gjuetisë së paligjshme në liqenin e Ohrit është shoqëruar me përplasje fizike, mes kreut të Peshkimit dhe disa peshkatarëve. Këta të fundit kanë kundërshtuar heqjen e rrjetave të peshkimit nga liqeni. Aksioni zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe me Shoqatën e Peshkatarëve për Gjuetinë e Paligjshme. Gjatë aksionit janë bllokuar disa varka dhe disa rrjeta peshkimi, ndërsa kontrollet do të vijojnë edhe përgjatë ditëve të ardhshme në liqen.
Peshkimi i pa ligjshem eshte vene ne zbatim kur gjoli te nxije nga tufat e Guzave dhe e zogjeve qe kullosin mbi te.
Asgje nuk eshte e pa mundur ,gjoli nuk eshte vetem i atyre qe futen per ta peshkuar apo i atyre qe kane shtepiat perrreth tij.
Ne malet e Pogradecit ka edhe Krom , hekur , qymyr dhe ata qe duan te punojne le te vene ta nxjerrin nga fundi i dheut jo te shfarosin gjolin nga gje e gjalle si me e kollajta me rrjta fluturuese
asgjesonjeset me te pameshireshme te peshkut dhe te zogjve ne thellesi 60m e lart.
Eshtë koha e ” rrahjes së peshkut”(periudha e shumimit) dhe mirë ja u kanë bërë qe i kanë ndaluar!? E shfarosin ne periudhen me kritike vetëm në emër te fitimit !? Për te tjerat,dakord me “lejleku”!