Dhunë në familje, polici dhunon bashkëshorten, babai djalin

Elton Tafaruci

Një punonjësi i policisë së burgut të Drenovës është arrestuar nga policia, pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Policia e Korçës sqaron se Mirjan Korça, 41 vjeç nga Pogradeci  arrestua pasi dje në banesën e tij, pas një konflikti për motive të dobëta,  ka ushtruar dhunë fizike  ndaj  bashkëshortes së tij, shtetases A.K, 39 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/2  i Kodit  Penal.

Ndërsa në Vlorë policia ka arrestuar 45- vjeçarin e e shpallur në kërkim, Armando Hoxha, pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë për motive të dobëta kundrejt djalit të tij me iniciale J.H., 19 -vjeç, duke i shkaktuar disa fraktura në trup dhe më pas është larguar nga banesa.

Menjëherë Shërbimet e Policisë, i’u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e këtij personi në aksin rrugor të lagjes “1 Maji”. Gjatë hetimeve të kryera, rezultoi se ky shtetas, ishte person i shpallur në kërkim, i dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “dhunë në familje”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *