Informacionet se persona të dyshuar ishin aktivizuar në tregtimin e thikave që konsiderohen armë të ftohta, kanë hedhur në aksion policinë e Pogradecit dhe Korçës. Kontrollet janë fokusuar në dyqanet dhe njësitë tregtare. Në procedim penal në gjendje të lirë u morën tregtarët A. Xh., 58 vjeç, me 15 thika dhe A. C., 49 vjeç, me 10 thika. Kurse në Pogradec u proceduan penalisht po në gjendje të lirë edhe Xh. P., 63 vjeç, me 5 thika dhe S. G., 67 vjeç, të cilit iu bllokuan 4 thika.
