Pogradec, furgoni përplaset me autobusin, plagoset shoferi

anazapta

Një aksident që mund të kishte pasoja të rënda u shënua mëngjesin e djeshëm në fshatin Petrushë. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:45, në aksin rrugor Pogradec-Korçë, kur një autobus me targë TR5378S, me drejtues K. S., ka goditur një furgon me targë PG147A, me drejtues Z. Sh., banues në Pogradec   dhe për rrjedhojë është dëmtuar (lehtë) vetëm drejtuesi i furgonit, i cili është dërguar për mjekim në spitalin e qytetit, ku ndodhet pa rrezik jete. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, nëse shkak është bërë shpejtësia, lagështira apo rrethana të tjera.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *