Pogradec, hajdutët vjedhin edhe 15 mijë lekët e stadiumit

redaktor

Zyra e Financës së stadiumit në Pogradec është grabitur gjatë natës. Persona të paidentifikuar kanë marrë shumën prej 15 mijë lekësh. Pas denoncimit të grabitjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për hetimin e ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “vjedhje”. Policia tha se ekspertët kanë gjetur gjurmë gishtrinjsh që do të verifikohen për identifikimin e hajdutëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *