Pogradec, i riu plagos dy herë me thikë turistin

redaktor

Turisti 18-vjeçar qëllohet dy here me thikë pas një sherri me një të ri. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen Nr, 3., Pogradec, ku shtetasi F.H., 17 vjeç pas një konflikti të çastit dyshohet se plagosi turistin nga Tirana, shtetasin A.B., 18 vjeç, banues në Shkozë të Tiranës.

Sipas policisë, i riu ka marrë plagë në pjesën e parakrahut dhe brinjës. Ai është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor, ku bëri të mundur identifikimin e autorit. Shtetasi F.H., 17 vjeç është shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *