Një person i shpallur në kërkim, i dënuar me katër vite e gjysmë burg si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë, është vënë në prangat e policisë.
I arrestuari është Aleksandër Gora, 44 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.
Kapja e tij u bë nga policia e Pogradecit gjatë ditës së sotme, pasi rezulton i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e ka dënuar në 30 mars, me 4 vjet, 6 muaj e 25 ditë burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim.
a.s/dita
