Katër të rinj, tre prej të cilëve minorenë, janë arrestuar për vjedhje në Pogradec. Sipas policisë së Korçës, E.R, 16 vjeç, banues në fshatin Gështenjas-Pogradec, G.L, 16 vjeç; F.C, 15 vjeç dhe Bardhyl Nevrus Kovaçi, 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas-Pogradec, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Buçimas, u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit me iniciale Sh.L.
Gjithashtu, rezulton se ky grup janë autorë të vjedhjes së ndodhur në dt.03.12.2012 në fshatin Zagorcan-Pogradec, e konkretisht përvetësimit të sendeve të ndryshme (pjesë makinerish bujqësore) në banesën e shtetasit me iniciale E.K, 69 vjeç. Në cilësinë e provës materiale atyre u janë bllokuar dy mjete bujqësore.