Strukturat për Krimin e Ekonomik lokalizuan dhe prangosën ditën e djeshme doganierin e kërkuar Dritan Çollaku, 45 vjeç, banues në Pogradec. Punonjësi ishte i shpallur në kërkim policor më datë 24 janar 2014, për veprën penale “kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, pasi dyshohet se ka lejuar të futen mallra kontrabandë, nëpërmjet doganës së Qafë-Thanës. Më parë ishin ndaluar një tjetër doganier dhe tregtari që po kalonte mallin pa e zhdoganuar.