Pogradec, kthehet nga pushimet në Greqi, gjen dyqanin e bastisur

anazapta

Një 39-vjeçar nga fshati Rrëmenj i Pogradecit ka denoncuar në polici plaçkitjen me thyerje të dyqanit të tij. M. J., ka dëshmuar se kishte shkuar për disa ditë pushimi në shtetin fqinj, në Greqi. Por kur është kthyer dy ditë më parë, ka konstatuar se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur dyqanin e tij ushqimor, duke përvetësuar 40 paketa cigare të markave të ndryshme. Dyshohet se autorët janë banorë të fshatit që kanë pasur dijeni për lëvizjet e tij. Kurse në fshatin Zvezdë të Korçës u raportuan të shtëna arme nga persona të paidentifikuar.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *