Pogradec, makina godet këmbësorët, njëri vdes, tjetri rëndë

anazapta

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i aksidentit të ndodhur pasditen e djeshme në Pogradec. Makina përplasi 2 kalimtarë, ku njëri humb jetën në vendin e ngjarjes dhe tjetri u dërgua në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja u shënua rreth orës 16:40, tek zona e njohur si “Blloku i Vilave”, teksa një automjet tip “Benz”, me targa PG5287B, i drejtuar nga Renato Sinjaku, ka goditur dy burrat. Policia tha se 55-vjeçari Bashkim Pera gjeti vdekjen, kurse Fahri Neziri, 56 vjeç, u dërguar në spital.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *