Pogradec, mbante arsenal armatimi në banesë, arrestohet

redaktor

Policia vendore ndaloi një 46-vjeçar, pasi sipas informacioneve operative ai lëvizte i armatosur. Burime zyrtare të komisariatit të Pogradecit njoftuan se arrestuan të dyshuarin Eduard Kuqo, banues në Rëmenj. Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ju gjendën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike dhe 2160 fishekë automatiku md-56. Pas veprimeve hetimore, materialet do i kalojnë Prokurorisë për akuzën “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *