Policia vendore ka sekuestruar ditën e djeshme 40 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Aksioni është kryer nga Sektori i Antidrogës, ndërsa mësohet se lënda narkotike u kap në momentin që poseduesit e saj po tentonin ta shisnin. Po sipas të njëjtave burime, saktësohet se në pranga kanë përfunduar 4 persona të dyshuar, por emrat e tyre për momentin nuk janë bërë të ditur për shkaqe hetimore. Hetimet për këtë ngjarje vijojnë, pasi dyshohet se rrjeti i trafikut është më i gjerë.