Strukturat e Komisariatit të Policisë Pogradec bënë të mundur finalizimin e operacionit të koduar “MARKATA”, gjatë të cilit u arrestua i dyshuari Fatjon Papajanis, 23 vjeç, banues në fshatin Udënisht. Arrestimi u bë pasi në magazinën në pronësi të tij, në lagjen nr. 3, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale, 1 mitraloz i lehtë model 56 dhe 200 fishekë. Po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, pasi dyshohet për ndonjë akt kriminal, ose trafikim të armatimeve. Ndaj të riut u ngrit akuza “armëmbajtje pa leje”.