Policia vendore njoftoi dje se ka marrë nën hetim në gjendje të lirë dy zyrtarë vendorë të Komunës Propisht të Pogradecit, për veprën penale “shpërdorim i detyrës”. Burime zyrtare thanë se të hetuarit janë R. P., 25 vjeç, banues në Radokal dhe Nj. L., 60 vjeç, banues në Proptisht, me detyra respektivisht përgjegjës dhe administrator të Zyrës së Ndimës Ekonomike, sepse dyshohet se me veprime ose mosveprime, kanë lejuar që persona të ndryshëm të përfitojnë ndihmë ekonomike në mënyrë abuzive.

0re lajmëtar? Do mësosh ti shkruash tamam emrat e fshatrave apo ti themi thanos të të lidhe pas ndonje ulliri në hekal? Jo Propisht por . Propt-isht(proptisht)!?