Një 40-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme, teksa ishte duke punuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pogradec. Burime nga policia bënë me dije se 40-vjeçari me iniciale N. B., ka qenë duke gërmuar gurë në një shpat mali dhe ka humbur jetën aksidentalisht. Sipas hetimeve paraprake rezulton se viktima nxirrte gurë, kur një masiv shkëmbor është shkëputur dhe e ka zënë nën vete, duke e vrarë në vend. Hetimet për këtë ngjarje do vijojnë së bashku me prokurorinë, për zbardhjen e saj të plotë.
