Pogradec-Ohër më afër, përurohet linja ujore

redaktor

Përurohet linja e tragetit Pogradec-Ohër. Trageti i kësaj linje do të krijojë lehtësira jo vetëm për banorët e Pogradecit por edhe për ata të Strugës dhe Ohrit.

I pranishëm në ceremoni ishte ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, homologu i tij maqedonas, ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni dhe Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiriopali.

Ministri Haxhinasto pa nga afër molin ku do të ankorohet trageti i linjës ujore Pogradec-Ohër-Strugë. Sipas tij kjo linjë ujore do i japë një impuls të ri zhvillimit të turizmit në Pogradec.

“Qyteti i Pogradecit po përgatitet për sezonin turistik dhe është e rëndësishme që e gjithë infrastruktura të jetë e gatshme për t’i shërbyer këtij sezoni, ndërkohë që këtu kemi ardhur pikërisht tek ky mol i rikonstruktuar. Ky rikonstruksion u bë me një qëllim të caktuar për të vendosur linjën e tragetit me Ohrin në bregu tjetër, por unë jam i bindur se do t’i japë një zhvillim dhe impuls krejtësisht të ri të gjithë shërbimeve turistike të ujit për Pogradecin edhe për operatorët e tjerë që mund të jenë të interesuar”, theksoi Haxhinasto.

Share This Article
2 Comments
    • ma more nga goja se traget viret po mos eshte vetem per bosat dhe familjet e tyre nga biletat e kripura dhe na rofte venia e tragetit si zbukurim liqeni pa kush udheton ska rendesi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *