Policia vendore shpëtoi nga mbytja pasditen e djeshme 4 të rinj që po fundoseshin me barkën e tyre. Rreth orës 16:30, në sallën operative ka telefonuar një grua që kërkoi ndihmë pasi nga pallati i saj shikonte në liqen një varkë me 4 persona që po mbytej në afërsi të Hudënishtit dhe nuk dilnin dot. Me ndihmën e mjeteve të Policisë Kufitare u bë e mundur të shpëtoheshin në kohën e duhur të rinjtë F. Xh., 21 vjeç, J. M., 18 vjeç, O. B., 18vjeç dhe A. D., 15 vjeç, banues në Hudënisht, që dëshmuan se kishin dalë për lundrim kur iu dëmtua varka.

E para here qe bejn detyren ju lumt.