E PLOTË: Task-Forca e Prokurorisë mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen në ngarkim të zyrtarëve të Bashkisë së Pogradecit, për shpërdorim detyre në lidhje me lejet e ndërtimit, tenderë dhe veprime të tjera të dyshuara. Pas rreth një viti hetimesh, pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte dërguar për kallëzim penal më 1 janar 2013 dosjen në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kjo e fundit ia referoi Task-Forcës, është vendosur që procedimi të kalohet në Gjykatën e Pogradecit. Lajmi konfirmohet nga institucioni i akuzës, por nuk jepen detaje të hollësishme në lidhje me situatën penale të zyrtarëve.
Dosja penale
Mësohet se dosja është dorëzuar nëpërmjet Prokurorisë së Pogradecit në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe aty do kryhen veprimet për regjistrim dhe hedhje shorti për gjyqtarin që do caktohet. Gjykimi i zyrtarëve do të kryhet në gjendje të lirë në lidhje me akuzën “shpërdorim detyre”. Në kallëzimin e KLSH-së para një viti, mes të denoncuarve ishte edhe kryebashkiaku Artan Shkëmbi, por në dosjen e dërguar për gjykim nuk konfirmohet nëse ai do të jetë nën proces gjykimi si i akuzuar. Por bëhet me dije se të paktën 4 vartës të tij, nënkryetarë dhe drejtorë, janë nën akuzë për shpërdorim detyre. Përveç Shkëmbit, KLSH denoncoi për dëmin ekonomik rreth 50 milionë lekë dhe lejet e ndërtimit, nënkryetarin Erjon Vesho, aktualisht drejtor i Ujësjellësit Pogradec, ish-shefi i Zyrës së Urbanistikës, Paskalino Ziko, aktualisht nënkryetar i Bashkisë, Emel Marjanin, drejtor i Zyrës së Shërbimeve dhe një zyrtar i katërt, aktualisht drejtor i zyrës për mbrojtjen e liqenit. U kërkua procedim edhe për 5 zyrtarë të tjerë, në nivel specialisti zyre dhe masa administrative për punonjës të tjerë.
Kallëzimi i KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka kryer disa audite ekonomike në Bashkinë e Pogradecit. I fundit më 31 gusht 2012 dhe i përfunduar në dhjetor, kurse më 1 janar 2013 është dërguar kallëzimi penal në Prokurorinë e Përgjithshme. Nën akuzë ishte kryebashkiaku Artan Shkëmbi dhe 10 zyrtarë të lartë dhe punonjës zyre të institucionit, për shkelje të rënda të barazisë së tenderëve, shpërdorim detyre dhe për lejet e ndërtimit. Nën akuzë u morën dy nënkryetarët, kreu i Urbanistikës si dhe specialistët. Prokuroria e Përgjithshme ia kaloi Task-Forcës si dosje për verifikim nëse kishte elementë të veprës penale.
Shkeljet e konstatuara
Bëhej fjalë për dhënien e lejeve në zonën e qendrës së qytetit, sheshe ndërtimi në mungesë të Planit të Përgjithshëm Rregullues dhe të Studimit Urbanistik Pjesor të qendrës së qytetit, të miratuar në KRRTRSH, veprime këto të kryera në kundërshtim me ligjin “Për Urbanistikën” dhe “Për dhënien e lejeve të ndërtimit në qendrat e qyteteve”. Gjithashtu studimet Urbanistike Pjesore dhe leje ndërtimi në shkelje të kondicioneve urbanistike, dhënie leje ndërtimi për pistë, të shfrytëzueshme në pronë publike (liqen). Janë konstatuar shkelje e barazisë në tenderë publik, si tenderi me objekt “Rikonstruksioni i stadiumit dhe ambienteve rreth tij”, për të cilin është skualifikuar pa të drejtë ofertuesi me ofertën ekonomike më të vogël, në vlerën 3,429,652 lekë, dhe prokurimi në kundërshtim me ligjin për tenderin me objekt “Rikonstruksioni i Shëtitores 10 Dëshmorët e Pojskës”. Shkelje janë gjetur në kontratat e qirave për ambiente të institucioneve, nënshkrimi i kontratave për institucione të treta dhe në kushtet e konfliktit të hapur të interesit, si në rastin për kontratën e marrjes me qira ambiente ndërtese dhe oborre të fondacionit “EDU-PRO”, themelues i të cilit është titullari i institucionit, kryetari i Bashkisë. Dëmi ekonomik në total nga këto veprimtari kap vlerën 46,4 milionë lekë.
Shkëmbi: Akuzat e KLSH nuk qëndrojnë, nuk i jap unë lejet e ndërtimit
Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, ka reaguar pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në dëm të tij dhe institucionit për abuzimet me lejet e ndërtimit, tenderët dhe shkelje të tjera ligjore të denoncuara në prokurori. Artan Shkëmbi theksoi se kallëzimi është bërë si “dhuratë për Vitin e Ri” ndaj bashkisë dhe atij personalisht, duke vepruar në kundërshtim me ligjin. “Denoncimi u përcoll me urgjencë natën e Vitit të Ri, kur të gjithë festonin. Ndërsa KLSH bëri një kontroll mbi po ato raporte e dokumente që i kishte kontrolluar një herë vetë apo ish-kryetarët e këtij institucioni. Gjithsesi dua të sqaroj se nuk ka shkelje as në leje dhe as në tenderë. Nuk ka as konflikte interesi dhe as abuzime. Kryetari i bashkisë nuk jep leje ndërtimi, por jep KRRT-ja, nuk cakton ndërtime publike, pasi janë bërë me VKM”, theksoi Shkëmbi ndër të tjera. Ai ka bërë observacione si në KLSH, por edhe në organin e akuzës, duke dhënë sqarime bashkë me zyrtarët e tjerë të denoncuar. Kryebashkiaku mohoi të gjitha akuzat më 6 janar, duke shtuar se sulmi është politik dhe i qëllimshëm.

Ore ky Llalla a eshte ne terezi? Ky mezi regjistron dosjen e Imamit, kurse per keta “te majtet” eshte cakmak, tak fak…
Dhe keto te tjeret´´te majtet´´jane te tipit ´´śhyqyr na u be deti kos ndaj hajt te marrim nga nje luge´´prandaj dhe ato bashke me ´´te djathte´´drjt e ne burg pa dallim po na dalin dhe keto si´´engjej´´.Kush ka bere …..brenda se ndryshe nuk ka ligj me tipin´´nje i nenes dhe nje i vjehrres´´ .Dhame voten per te hequr njren pale dhe jo per te shtuar dhe nje pale…………
P.S.Djali i ketij Kryetarit te bashkise se Pogradecit eshte ketu ne Gjermani (Mynih)dhe jo vetem qe s´ka marre shkollen se eshte trap fare,por rri dhe kot gjithe diten prandaj dhe ngrej pyetjen…..Kush dhe si e financon??????????
Ky kryebashkiaku i pogradecit ja u kalon te gjithë hajdutëve te shqipërisë te bërë bashkarisht. Eshtë nga fshati Radësh i skraparit. I jati ka punuar ne ish-degen e punëve te brendëshme te pogradecit. Skrapari ështe vénd patriotësh por ky nuk dihet nga ka ngjarë për hajdutllëqe? Futjuni thellë dhe qymyr e blozë do te rrjedhé nga ky njeri.
Per Skrapari ke te drejte, vend patriotesh eshte. Xhahilet me te medhenj, si ne kohen e Zogut edhe te Hoxhes, Skraparlinj kane qene. Ne ka njerez qe rrjepin edhe miun, jane skraparlinjte.
Organet e drejtesise te bejne punen e tyre pa ndikim politike.Kush ka shkelur ligjin sigurisht te veje para drejtesise e te japi llogari.
Po Gjushin dhe Qazon e Elbasanit a e ka ne konsiderate gjykata dhe prokuroria? Keshtu luftohet korupsioni.
Amant. Kadale o burrë se nuk ka “burg me shumicë”???
Artan Shkembi eshte me qelbesira i bashkiakeve te majte ,bile me pis se edhe SHTER-PAN GJIKA .
Eshte hajdut i dhunshem .
Po presim Qazim Sejdinin ne pranga sepse sapo ka dhene leje per nje pallat 14 katesh per miqte e Berishes ne Elbasan. Prangat shpejt.
Para ligjit nuk ka te majte apo te djathte.Per ate qe vertetohet veprimi i kunderligjshem vendin e ka prapa hekurave.Ka ardhur koha qe Prokuroria e Pergjitheshme te hedhi rjeten per te kapur peshkaqenet e mexdhej.Ata jane mes nesh.
RRofte drejtesiaaaaa…….a!
Artan Shembi- Fytyra me e keqe e Pogradecit.
Artan shkëmbi duhet hedhur nga ” guri i kamjes” ose duhet mbytur në volorekë.
Duhet mbytur te lumi ynë bre.
Po ce bre myka i vërdovës ky lumi ynë si të duket ty??
Ja u them unë yve çar ti bëjnë. Ta pushkatojné mu ne fortesa e parë.
Ligji duhet te jet i barabarte me te majte dhe te djathte.duhet te hetohet banda e Artan Shkembit.Te pyeten dhe te dal e vereteta ,nga burojne te ardhurat e ketyre hajdutve ? A eshte e mundur qe me rrogen e tyre ti lejojne vetes nje kat te gjith pallati per te jetuar? A eshte e mundur q
me en e tyre te posedojne makina mbi 40 mije euro??? ketheheni pogradecun ne qytetitn e luleve dhe jo te hajdutve.DREJTSIA TE VEJ NE VEND.