Një 42-vjeçar nga Pogradeci u arrestua pas denoncimit të bashkëshortes për dhunë sistematike. Alfred Lika, banues në fshatin Proptisht, ka dhunuar të shoqen pasditen e djeshme, duke e goditur me sëpatë.
Gruaja e dhunuar, për të cilën kjo nuk ishte hera e parë, është drejtuar në komisariatin e policisë për të kërkuar ndihmë. 42-vjeçari Lika është vënë në pranga me akuzën “dhunë në familje”.