Pogradec, shoku plagos aksidentalisht me armë 18-vjeçarin

anazapta

Një 18-vjeçar është plagosur me armë pasi është qëlluar aksidentalisht nga shoku i tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë, ndërsa i plagosuri është adoleshenti Arjan V., nga fshati Zdërvaskë.

Sipas policisë, i plagosuri konfirmoi se u plagos aksidentalisht nga shoku i tij, duke luajtur me armën.

Ndërkohë 18-vjeçari po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale pasi ka marrë një plumb në bark.

Mësohet se policia po vijon hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *