Një automjet ka shpërthyer mesditën e sotme në rrugën nacionale Korçë-Pogradec, pranë fshatit Pirg.
Makina me targa AA550GJ tip ‘Range Rover’ ka shpërthyer teksa ishte në ecje por fatmirësisht nuk ka të dëmtuar në njerëz.
Shoferi dhe pasagjeri kanë arritur të dalin në kohë nga automjeti pa dëmtime por mësohet se automjeti është shkrumbëruar tërësisht nga flakët.
Dyshohet se shkak për shpërthimin është një defekt teknik në automjet por policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. / ORA News
