Pak ditë na ndajnë nga fillimi i shkollës, një institucion ku fëmijët duhet të ndihen së pari të sigurt dhe të mbrojtur. Por, fëmijët e fshatit Rrëmenj në bashkinë e Pogradecit edhe këtë vit të ri shkollor do të ulen në bankat e shkollës me rrezikun përkrahë.
Kabina elektrike e vendosur brenda institucionit të shkollës ku marrin dije me qindra fëmijë, është jashtë çdo lloj standardi te sigurisë. Nxënësit dhe prindërit të alarmuar kërkojnë zgjidhje të kësaj situate përpara se të ndodhe ndonjë tragjedi. Kryeplaku i fshatit Pëllumb Jakupllari bën me dije se edhe pse shpeshherë banorët kanë ngritur shqetësimin e tyre, asnjëherë nuk është marrë ndonjë masë.
Por, kjo nuk është e vetmja kabinë, pak metra më larg një tjetër kabine e amortizuar në rrezik shembje kërcënon jetën e banorëve të fshatit.
l.h/ dita

Asnje nuk diskuton nga ata komentuesit e flakte sepse kjo nuk ka te beje me politiken por direkt me jeten tone dhe me sa shihet per jeten tone nuk i plas njeriu mjafton te na shkojne mbare punet e partive qe simpatizojme ( qe na paguajne ose punesojne per komentet )