Policia vendore ndaloi edhe personin e shtatë të kërkuar për trafik armësh dhe municionesh drejt Greqisë. I arrestuari është i dyshuari Bledar Berberi, 25 vjeç, banues në Pogradec. Burime zyrtare sqaruan se ndaj tij, Prokuroria e Rrethit ka nxjerrë urdhrin e ndalimit, në lidhje me procedimin penal të këtij viti i nisur në Elbasan, ku janë arrestuar dhe 6 persona të tjerë, për veprën penale “prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim. Hetimet për këtë ngjarje ende nuk janë mbyllur nga organi i akuzës.
