Në kuadër të kontrollit të territorit, si edhe në vijim të punës kundër kultivimit të bimëve narkotike, në rrethin e Pogradecit, në fshatin Zemçe u gjetën të kultivuara 2200 bimë të dyshuara si narkotike kanabis sativa.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
