POLEMIKA/Tritan Shehu sulmon Komisionin e Vlerësimit në PD, vlerësimi i vërtetë ishte votimi i anëtarësisë

Edlira Shehu

Tritan Shehu polemizon me vendimin e komisionit në PD që kualifikon kandidatët për deputet.

Sipas tij, vendimin për të kandiduar deputetët e ka kryetari e Kryesia e Këshillit ndërsa vlerësimi i vërtetë për të ishte votimi i anëtarësisë Gjirokastrës.

“Në përgjigje të disa pyetjeve që po më vijnë në lidhje me hamendësi mediatike për një mendim negativ ndaj meje të një “komisioni”, po rendis disa rreshta.

Së pari realisht nuk dua të komentoj mendimet që mund të kenë për mua individë të ndryshëm, qoftë dhe pjese e ndonjë “komisioni”, kjo do të më dukej e tepërt, jo e nevojshme dhe vlerësuese.

Pa pasur ndonjë rëndësi thelbësore të qenit apo jo deputet për veprimtarinë time politike, të cilën e kam realizuar që me 1990 si një nga nismëtaret e PD, si kryetar i saj, ministër, deputet, apo pa pasur asnjë nga këto ofiqe kudo ku kam qenë apo ku jam, dua të nënvizoj se:

1-Vendimin për të kandiduar për deputet mbas votimit të anëtarësise së PD e kanë tagër vetëm institucionet statutore të saj, Kryetari, Kryesia e Këshilli Kombëtar, askush tjetër.

2-Ndërsa vlerësimi i vërtetë për mua ishte ai votim, që bëri së fundmi anëtarësia e PD-së Gjirokastrës, e cila ashtu sic më ka mbështetur në këto vite më mbështeti përsëri me votën e saj të qartë. Ky vlerësim është thelbësor jo vetëm për mua, por dhe për PD, veçanërisht kur vjen nga ata njerëz të tillë të mençur, që ashtu siç dinë të të “hapin derën”, dinë edhe të ta “mbyllin atë”, siç edhe ka ndodhur”, shkruan Shehu.

 

e.sh/Dita

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *