Polemikat me Duron, Partizani në krah të Starovës

redaktor

Në kulmin e polemikave ku janë përfshirë trajneri aktual i Partizanit, Sulejman Starova dhe ish-tekniku i të kuqve Shpëtim Duro, klubi kryeqytetas ka nxituar të postojë në adresën e tij në facebook një deklaratë për shtyp, për të minimizuar sadopak ndikim negativ që mund të kenë këto zhvillime të fundit në rezultatet e skuadrës.

Në këtë deklaratë shkruhet: “Pas një mbledhjeje të bordit zhvilluar të shtunën në mbrëmje është vlerësuar loja e ekipit duke hedhur poshtë të gjitha pseudoanalizat e medias së shkruar. Urojmë djemtë për lojën e paraqitur në fushën nordike dhe gjithashtu i japim trajnerit Starova mbështetje maksimale. 3-1 është rezultat i komplikuar, por në ndeshjen e kthimit do të jepet maksimumi, ku së bashku me mbështetjen e tifozëve në shtëpinë tonë të gjithë si asnjëherë më parë të bashkuar do ta kalojmë turin”.

Partizani u mposht 3-1 në transfertë nga Stromsgodset dhe për t’u kualifikuar duhet të bëjë një mrekulli duke fituar me një rezultatet të pastër 2-0 ose me një diferencë më të thellë golash. Nga ana e tifozëve ka patur kritika të ashpra për lënien në stol të Nexhipit dhe Mazrekajt, por drejtuesit e Partizanit janë të mendimit se loja e të kuqve në Norvegji ka qenë e mirë. Situata e krijuar mund të hidhet pas krahëve vetëm me një kualifikim të mundshëm në raundit e dytë të Europa League, pasi në të kundërt vijimi i polemikave dhe shtimi i kritikave nga tifozët për mënyrën e menaxhimin e skuadrës do të jenë të pashmangshme.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *