Policia greke: Abaaoud, “truri” i atentateve të Parisit strehohej në Athinë

Ornela

Policia greke ka mundur të verifikojë se ai që mendohet si ‘truri’ i atentateve të 13 nëntorit në Paris, Abdelhamid Abaaoud, i vrarë në operacionin e Policisë franceze më 18 nëntor, kishte dy vende strehimi të fshehta në Athinë.

Sipas të përditshmes Kathimeriní, ADN-ja e marrë janarin e shkuar gjatë bastisjes së dy banesave në kryeqytetin grek është identik me atë të dërguar nga autoritete franceze pas vdekjes së Abaaoud. Më 17 janar në lagjen Pangrati, në Athinë, policia arrestoi katër perona me origjinë algjeriane, një prej të cilëve u ekstradua në Belgjikë ndërsa të tjerë u anë të lirë.

Edhe pse asnjë nga të arrestuari nuk ishte Abaaoud, u gjet materiali gjenetik i tij në telefonin celular të personit të ekstraduar, siç është mundur të verifikohet tani. Nga ky telefon mendohet se Abaaoud ka telefonuar disa herë vëllait (në burg) të një prej terroristëve të dyshuar që ishin vrarë disa ditë më parë në një operacion antiterrorist në Verviers (lindje të Belgjikës).

Dy ditë më vonë policia kontrolloi një apartamenti të dytë të braktisur në Athinë, ku gjeti disa leje drejtimi franceze false dhe më shumë material gjenetik të Abaaoudit.

Mediat lokale greke nuk përjashtojnë se gjurmët e tjera të gjetura në apartamentin e dytë t’i përkasin personave të tjerë të përfshirë në atentate terroristë të 13 nëntorin në Paris. /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *