Polica kufitare false, shitje masive në porte

Dita

Prej dy javësh në Portin e Durrësit dhe Vlorës ka pasur një paraqitje masive të policave kufitare false. Kompanitë e sigurimit në Shqipëri që janë subjekte të autorizuara për t’i lëshuar nuk kanë asnjë informacion se kush është duke i prodhuar dhe shitur dhe kanë ngritur këtë shqetësim pranë policisë në qytetet Durrës, Vlorë dhe Tiranë.

Por ku kuptohet fakti që këto polica kufitare që shiten mes kufijve 49 euro deri në 75 euro për qëndrim 45 ditë janë false? Me sy të lirë nuk mund të dallosh pothuajse asgjë pasi janë identike me polecat origjinale të prdhuara nga Byroja Shqiptare e Sigurimit.

Scan tv raporton se ato kanë një kod serial por nëse kontrollin e tij e bën në sistemin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiar rezulton që polica në fakt i përket një mjeti tjetër.

Kjo policë ka një kod të caktuar serial dhe i është dhënë qytetarit me inicialet E.R. Ajo mbulon datat e sigurimit nga 17.7.2016 deri në 18.8.2016 dhe ka një çmim 65 euro. Në sistemin e AMF për të njëjtin kod serial regjistrimi rezulton një tjetër qytetar me inicialet K.B polica e të cilit është lëshuar në 7.1.2016. Kompanitë e kanë ngritur këtë shqetësim pranë policisë së krimit ekonomik në Durrës vetëm pak ditë më pare dhe duket se prezenca e kësaj të fundit në terren gjatë dy ditëve të fundit ka ulur ritmin e shitjes së këtyre policave që ishin shfaqur të paktën prej dy javësh intensivisht në Port.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *