13 punonjës policie në burgun e Fushë Krujës janë kallëzuar në Prokurori pasi kishin depozituar të gjithë diploma falso për punësimin e tyre. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve nga verifikimet e bëra në këtë institucion penintenciar, konstatoi se të 13 punonjësit kishin depozituar diploma të falsifikuara të shkollës së lartë, ndërsa tashmë do të përballen me akuzat e falsifikimit të dokumentave shkollorë.
Burime pranë SHKB-së së burgjeve thanë se dosja është deponuar në Prokurorinë e Tiranës për fillimin e procedimeve penale ndaj 13 efektivëve të policisë. Për këtë rast, Shërbimi vazhdon ende hetimet për persona të tjerë të dyshuar. Ndërkaq, i është kërkuar drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Gazmend Dibra, largimi i menjëhershëm të këtyre personave nga burgu i Fushë Krujës. Sipas Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, inspektime të tilla do të ketë në të gjitha institucionet e korrektimit penal në vend./As
Gaz te doli emri.
Penintenciar çfare do te thote?
Ej, eshte turp fare me kto diplomat falso. Do behen gafa te medha ne institucione nga keta debila me diplom. Ja keto jane gjera per te cilat duhet e gjithe shoqeria te dali dhe te protestoje deri sa ti mbyllim keto supermarket diplomash. Arsimi privat ka deshtu se shet diploma fallso. Kete borxh e paguajme ne me jurista e ekonomista e mjek e ku ta di une qe nuk dine asgje. TURP kush nuk reagon.
Me dipllome fallco ke kryetar Partie (hajdut qeverie). Pune kapterrash po te kesh evro (euro) merr jo nje por disa diplloma, si tek Universiteti Kristal dhe tek nje Universitet qe eshte ne ane te perrojit te Lanes ne Tirane, U.E. Po te shikosh ambjente me te medha e komode ka Bar – Kafeja, se sa Biblioteka dhe sallat e leksioneve. Hajde Pare, pa fund Pare dhe Diplloma???? Pronari i vetequajtur i ketij Universiteti gjithmone kur nuk ka ndonje argument per te kthyer pergjigje si Koqe qe eshte thote : Me Do Trapi More.? Si duket e paska te madhe, se trapit i thuhet, ndryshe edhe BYTHES ki kujdes o Trap se do ta hash???