Policë në Kuvend dhe kudo nëpër Prishtinë

Alqi Kociko

 

Në çdo rrugë në Prishtinë, duke mos përjashtuar as sheshet kryesore mund të shohësh policë, njofton Express. Zgjedhja e presidentit të vendit, festa që është paralajmëruar për të dhe në anën tjetër protesta e thirrur nga tri partitë opozitare ka bërë që qyteti i Prishtinës të jetë i mbushur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Që në mengjes herët janë vendosur policë me jelek anti-plumb përreth dy institucioneve të shtetit, Qeverisë dhe Kuvendit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *