Policë tatimorë apo banditë gjobëvënës?

anazapta

Punonjësit e tatimeve janë “tmerri” i sipërmarrësve. Një marrëdhënie e vështirë që është kthyer në një gjobëvënie për biznesin, sa herë që plani i të ardhurave nuk realizohet nga dega e tatimeve dhe sa herë që jemi në prag fushatash zgjedhore. Megjithë hapat e bërë në një periudhë relativisht të gjatë kohore për dixhitalizimin, deklarim online të dhënash, derdhje të detyrimeve tatimore online etj. marrëdhënia fisk-biznes ka qenë gjithmonë problematike. Institucionet e biznesit e kanë ngritur sa herë zërin për këtë cështje, duke kërkuar nga drejtuesit e tatimeve të jenë më të përgjegjshëm në raport me sipërmarrjen. E gjithë kjo klimë “ngërci” nuk ka kaluar pa rënë në sy të institucioneve të huaja ndërkombëtare të cilët kohë pas kohe kanë dërguar përfaqësuesit e tyre pranë tatimeve për të injektuar një frymë të re në mënyrën se si punohet. Burime pranë drejtorisë së tatimeve bëjnë të ditur se këto ditë ka qenë një përfaqësi e Fondit  Monetar Ndërkombëtar në këto ambjente për të parë se si realisht punohet dhe për të kërkuar nga drejtuesit tatimor të jenë më paqësor me biznesin. Madje këto burime citojnë se ekspertët e FMN kanë qenë mjaft të prerë në atë cka kanë kërkuar nga punonjësit e tatimeve. “Edhe nëse plani i të ardhurave nuk realizohet, kjo nuk do të thotë që të gjobitet biznesi”, mësohet të jenë shprehur përfaqësuesit ndërkombëtar. Para se të shkohet te kompania, tek nje biznes qoftë i madh apo i vogël, duhet punuar shumë dhe në mënyrë më miqësore për të patur një ndërgjegjësim të deklarimit vullnetar të të ardhurave, në mënyrë që të mos ketë probleme gjatë bashkëpunimit, ose më së pakti ato të jenë sa më minore. Ky ka qenë mesazhi që është përcjellë nga ekspertët e huaj, që në të vërtetë thuajse cdo vit vijnë pranë tatimeve, për më tepër në këtë rast të një viti zgjedhor dhe grykësia politike con në gjobëvënie të padrejtë për biznesin, në mënyrë që politika në pushtet të ketë mundësi të bëjë fushatë luksi. Nga ana tjetër deklarimet që vijnë nga tatimet për katërmujorin e parë të vitit, flasin për një bilanc pozitiv të mbledhjes së të ardhurave. Konkretisht, në janar–prill 2013, administrata tatimore ka treguar një performancë të lartë të punës së saj duke realizuar planin e saj të mbledhjes së të ardhurave në masën 102.18 për qind ose 1.11 miliardë lekë më tepër. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, realizimi është 1.48 miliardë lekë më shumë ose 2.92 për qind  më shumë. Shifrat e deklaruara vetëm pak ditë më parë si rrallë herë nga drejtori i tatimeve, pasi kjo administratë në politikën e saj zgjedh media selektive për të treguar realizimin e të ardhurave, flasin për të ardhura të realizuara nga TVSH-ja (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar) në masën 8.41 për qind më shumë se plani ose mbi 800 milionë lekë më tepër. Krahasuar me periudhën janar – prill 2012, këto shifra janë 2.71 për qind më të larta ose mbi 270 milionë lekë më tepër. Gjithashtu, të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin janë realizuar në masën 112.24 për qind, 704 milionë lekë më shumë se plani i vendosur nga qeveria shqiptare. Krahasuar me 4-mujorin e parë të 2012 këto shifra janë 106 milionë lekë më tepër ose 1.7 për qind. Mbase ky deklarim të ardhurash si rrallë herë ka ardhur nga fakti që tatimorët “kanë patur nëpër këmbë” ekspertët e FMN-së dhe janë treguar të kujdesshëm për të mos e penalizuar në mënyrë drastike biznesin.

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Ne Vlore dhe ne Jug, tradicionalisht votohet e majte per zgjedhje kombetare ose administrative……por e djashta fiton nga mesia e lart., qe do te thote fiton qeverine….kjo e djathte te emeron ne vlore dhe ne Jug qe ka nje komunitet te madh kunder kesaj qeverie, prefektin, kapon e policise, kapon e doganes, kapon e gjykates, kapon e tatimeve, kapon e prokurorise et etj ……te gjithe nga veriu, nga Tropoja, nga Kukesi, etj etj….keta te deleguar nga veriu,,,, te kepusin ne kerbishtje me gjoba, taksa dhe favorizojne pjesen minorance, ndersa populli voton nje tjeter alternative, ate qe ai deshiron per te kontrolluar keto institucione, por ndodh e kunderta. Zgjedhjet lokale admiistrative, jane farse, zgjidhet nje kryetar bashkie dhe nje keshill bashkiak qe populli pagon taksat per te ritur mireqendjen dhe investimet ne komunitet, por fondet te gjitha shkojne ne qeverine qendrore qe ky popull i majte, nuk i ka votuar.

    Ku ndodhemi? alternativa europiane per taksat po deshton. Taksat nuk shkojne atje ku duhet tu sherbejne popullit, kjo eshte deshmi e deshtimit te sistemit europian, Greqi, itali, portugali Spanje dhe me gjere. Britania po shkeputet, 52 mini shtete ne urope po krijohen si rezultat i separatizmit ekonomik, pra mos shperndarjes se drejte te taksave. Korfuzi prodhoin 20 miliard euro ne vit, Athina ja mer dhe i perdor per hesap te vete per joshjen e politikaneve duke u korruptuar me modernizimin eushtrise greke. Italia po ashtui Berluskoni me taksat e italianeve paguan protititat italiane, po ashtu spanja etj etj.

    Alternativa europe,, federalizim, taksat te shkojne sipas kontributit te komunitetit

    Alternativa shqiperi:

    ndarje ne dy feredarata, dy parlamente, dy taksa, ajo kombetare dhe ajo komunitare
    Nuk mund te paguaje jugu per veriun, sepse Sali Berisha fiton me nje vote, per te bere 85% te investimeve ne veri kur veriu opaguan 25%. Zgjedhesi federativ te zgjedhe, kryepolicin nga komuniteti i vete, dhe keshtu me radhe, taksidarin, dogan ierin, prokurorin, gjykatesin, kryebashkiakun, et etj….

    Kjo eshte demokracia, sistemi po skadon, te hidhen bazat per nje tjeter.
    Ju faleminderit per hapesiren.

  • Mendim i rralle, i kohes. Nuk ka me bukur, nje satire dhe drame njekoheisht per familjet tona. dhe aq trasparence, koment, analize e shkurter por me vlere. Me duket se keshtu funksionon SHBA, ndoshta duhet thelluar ne kete arsye. Me duket se dicka po me rotullohet edhemua i nderuar george,,, mase duhen disa mendime te vlefshme, per te ikur nga amullia, kaosi, kurvat e politikes shqiptare,,, por nderkohe me bind dhe jam me mendimin tend 100%.

  • Ky artikull duhet publikuar me germa te medha perpara Kryeminstrise. Tatimoret jane bere si qener te pa ngopur. Po kur te thone qe “skam ca bej, duhet ti jap aq a kaq shefit tim, drjetorit, dhe pastaj kontrollit…”. Pra nje piramide e krymbur ne Korrupsion dhe ne Krim. Dil kundra po deshe, nuk e gjen dot te drejten se ne gjykate ka vetem tipa si Sashenko e Ndreca.
    Jo vetem e drejta qe nuk vendoset, por dhe ata te kepusin ne dysh me gjobat e tyre. O popul duhet ta kuptoni qe taksa e sheshte e Berishes eshte shkaterrim I shtetit dhe varferim i skajshem i popullit. Vetem politikanet dhe biznesmenet fitojne me taksen e shshte. Pastaj mos u genjeni me denglat e Berishes per ulje taksash. Pa me thoni nuk eshte takes shtese ajo qe duhet ti paguash doktorrit ne spital, nuk eshte takes shtese ajo qe i paguan gjykatesit, apo nje punonjesi te administrates? E pra taka nuk eshte 10% por kacafiu. Dhe kete kacafiu Politikani dhe biznesmeni nuk e ndjen fare se nuk e ka per gje te paguaje nje “kafe” per te zgjidhur hallin. Pa me thoni si do ti duket nje kafe e tille po tia kerkosh nje pensionisti apo nje familjari me nje rroge 30,000 leke ne muaj dhe qe ka 3-4 goje per te ushqyer.
    Ky shtet nuk eshte per popullin por vetem per politikant, kriminelet, dhe per ata qe punojne neper zyrat e shtetit. Mallkuar qofte kush na e futi kete kulture te poshter.
    Votoni majtas qe ta zdukim kete mentalitet dhe ti kthejme dinjitetin institucioneve dhe popullit ti sherbehet me perkushtim. Kam shprese se Rama mund ta beje nje gje te tille. Te paketen ta provojme si kryeminister, sepse keta qe kishim per 8 vjete, vetem shtet nuk diten te bejne, por te fryjne xhepat dhe te shkaterrojne institucionet.
    Good luck!

  • Komentuesit me te drejte shprehin shqetesimin dhe vjedhjen e bizneseve dhe keqperdorimin e tyre nga taksidaret e Sali Rrumpalles. Presioni behet ne emer te vjeljes se tatimeve, per shtetin, por ne momentin qe pakuan ne dore taksidarin per xhepin e tij,eleminohet cdo detyrim per shtetin. Inspektor tipik per presjon dhe mitmarje ndaj biznesit eshte inspektori tatimor Sokol Vokshi. Zoti e ka denuar duke i shtremberuar syte por kur merr gjoben personele i drejtohen syte. Ai vete thote qe marr per vete dhe per shefin qe te mbaj vendin e punes , plus qe jam militant dhe mitingash i PD., cfare shkolle ka mbatuar e kur e ka mbaruar e di vetem AI, si puna e tij ka me dhjetra ne tatime e dogana.

  • 100% me mendimin e George, shqiperia te ndahet ne dy federata, Dardani dhe Epir. Rama te bej gati Vloren, pas 23 qershorit. Pastajj te shikojme se kush paguan dhe kush vjedh, edhe ne Bosnje, paguuajjne komuniteti serb dhe kroat, otonanet nuk paguajne asgje dhe keshtu Bosnja, nuk funksionon me keq se shqiperia. Po ashtu Kosova r ron me parat e europes dhe Natos, ndersa mafiozet politikane te kosoves, nuk kane lene qytet te shqiperise pa uu shpalluur qytetar nderi. Nuk e di se cfar ben ky Shpetim Gjjika ne Vlore, ka vendosur nje bust te kosovarit ne |Skele, ndersa ka veshur tri here rrugen me parate e taksapaguesbe vlonjate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *