Policët duhet të verifikojnë emrat për të marrë shpërblimet

Dita

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit lajmëron të gjithë policët që do të marrin shpërblim deri në dy paga, që të paraqiten pranë vendeve të tyre të punës, që të verifikojnë emrat.

Më shumë se gjysma e policëve në listën e 1700 efektivëve që do të shpërblehen, do të marrin nga një pagë, ndërsa pjesa tjetër dy paga.

Shpërblimi, pritet të jepet nga fundi i javës tjetër. Efektivët që do të shpërblehen u përkasin komisariateve, drejtorive vendore të Forcave Speciale, RENEA-s, si dhe struktura të hetimit të krimeve në Policinë e Shtetit.

Më afër shpërblimeve janë policët që kanë marrë pjesë në aksionet për kapjen e personave të rrezikshëm, ata që u janë bashkuar operacioneve antidrogë, me rrezikshmëri të lartë, ku ka pasur edhe infiltrime policësh, si dhe efektivët që kanë ndërhyrë në kohë për parandalimin e ngjarjeve të rënda si vrasje, etj, raporton Shqip.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka verifikuar listën e të gjithë policëve.

Share This Article
3 Comments
  • Policet dhe gjith policia ti kene hallall shperblimet dhe te kalojne gezuar me gjith familjet e tyre festat e fund vitit.Vitin tjeter kane shume pune se do te merren me protestat e Lul Sali Ram Berisha Basha,i cli kerkon pushtet me dhune.Ata e kane hal ne sy berjen e shtetit se kane frike per zullumet qe kane bere.

  • Dakort me 66.Ne kete vend nuk ka qetsi sa te jet gjall SB & Berishzmi.Hallall ta ken shtesen e rroges policet,e meritojne.Ata jane syzgjuar kur ne flem gjum.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *