Vetingu në polici ka nisur para janarit kur, sipas Ministrisë së Brendshme, procesi do të nisë zyrtarisht.
Rreth 40 efektivëve i është refuzuar rinovimi i certifikatave të kategorive “sekret” dhe “tepër sekret”, raporton TCH.
Për këtë arsye, burimet thonë se ditët e fundit ka patur disa lëvizje në radhët e policisë që kanë prekur shefin e komisariatit të Peshkopisë, shefin e kufirit në Dibër, shefin e qarkullimit rrugor në Gjirokastër, shefin e komisariatit të Sarandës dhe disa oficerë antidroge në drejtorit vendore të 12-të qarqeve të vendit.
Për këto lëvizje nuk ka një njoftim zyrtar nga policia. Por burimet thonë se disa prej efektivëve kanë kaluar në dispozicion ndërsa ligji parashikon që në rast të mos pajisjes me certifikatë sigurie, subjekti kalon në një detyrë tjetër ku nuk njihet me informacione të klasifikuara.
Për pajisjen me certifikatë sigurie verifikimet kryen nga 3 institucione, shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesave, Shërbimi Informative Shtetëror dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Te fala Vishos!
Tani me gjerat do ndryshojne me institucionin me te rendesishem te shtetit.
Me ne fund fjala e mbajtur u be realitet.
Ku ka me mire se nje rezultat sa me te shpejte te vetingut, per te pare police qe zbatojne detyren jo qe bejene lloj e lloj veprimesh qe nuk kane lidhje me ligjin.
Tani gjerat do te fillojne te ndryshojne, shpresojm qe kjo te sjelle nje ndryshim dhe efektivitet ne luften ndaj kriminalitetit.