Skënderbeu kampion dimri, mund Partizanin

Dita

Skënderbeu ka fituar sot kryendeshjen e javës së 17­të. Korçarët kanë mundur 1­0 Partizanin në shtëpinë e tyre, duke fituar kështu betejën e radhës në luftën për titull.

Një ndeshje spektakolare e vendosur nga një gol mjaft i bukur i Peter Olainkës me kokë i cili i jep kryesimin korçarëve. Nigeriani e ka mbyllur kështu në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në stadiumin ‘Skënderbeu. Nga ana tjetër Partizani pëson humbjen e parë në kampionat pas 17 javëve duke zbritur në vendin e parë. Ndeshja pati tensione pas një penalltie që pretendoi sulmuesi i Partizanit, Stevan Raçiç.

Kjo irritoi tifozët e Partizanit, të cilët shkulën stolat e stadiumit dhe i hodhën ato në fushë. Po kështu, Partizani e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me kartonin e kuq të sulmuesit tjetër, Xhevahir Sukaj.

Share This Article
5 Comments
  • Po sikur paten shkuar edhe ne xhami kta rrahmanat e partizanit.Sa me behet qefi qe humben.Nuk mund ta shof ate ekip ma teper nga emri PARTI zan.E dhasht allahi i tyre e dalshin nga ketegoria.

  • Qe te jesh i kuptushem i uren se jane “rahmane”apo se e kan emrin PARTIZANE! ndai gjerat uk Mark, se per partizanet edhe mund te kesh nje far te drejte se ku i dihet lufte ishte dhe nonje partizan merak coc do i kete bere nenes tende por me rahmanet cte ka gjetur edhe keta si partizani te kene vepruar nuk besoj esht ne natyren tende te uresh cdo gje qofte dhe nje loje futbolli!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *