Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot brenda dhe jashtë ambjenteve të Kujdesit Ndaj Klientit, pranë kompanisë energjitike OSHEE.
Në vend që të garantojnë sigurinë për qytetarët dhe administratën dy punonjësit e sigurisë të policisë private “Ndreu Security Sistem” janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke sjellë një çoroditje mes qytetarëve që prisnin për të marrë shërbimin nga administrate e OSHEE. Akoma më të habitur kanë mbetur të gjithë punonjësit, ku ata meshkuj kanë vrapuar për të shuar konfliktin mes dy policëve privatë, të cilët qëlluan njëri-tjetrin me grushta, shkruan gazetari Elton Qyno.
Sipas punonjësve të OSHEE, shkak i këtij konflikti ka qënë polici privat Skerdi Çela, por nuk kanë dhënë detaje si cilat kanë qënë motivet e këtij konflikti. Dy policët privatë i përkasin kompanisë “Ndreu Security Sistem” e cila është kontraktuar nga OSHEE për ruajtjen e sigurisë në ambjentet e zyrave të saj.Nga sa mësohet “Ndreu Security Sistem” është në pronësi të të afërmve të deputetit socialist Pjerin Ndreu.




Edhe kur zihen duket qe jana maloke.