Të jesh polic nuk është e lehtë, kërkon shumë mund, përpjekje, intelekt dhe shqisa mbinjerëzore.
Një video e filmuar nga brenda makinës është bërë virale në rrjet, pasi një punonjës i Policisë Rrugore në linjën Berat-Poshnje në fshatin Otllak ka ndaluar një të ri dhe e ka gjobitur me 12 mijë lekë të vjetra për shpejtësi tej normave të lejuara.
Pasi e ndaloi, polici fillon të plotësojë gjobën ndërsa shoferi i “kërkon llogari” se për çfarë arsye po merr këtë masë administrative. Sipas policit, edhe pse nuk kishte radar, shoferi ishte shpejt, më shpejt se sa 60 km/h që e lejon tabela.
Në këtë konkluzion ai ka dalë pasi drejtuesi i makinës kur i është bërë shenja për të ndaluar, ka ndaluar 200 metra më larg. Arsyeja për këtë distancë të largët sipas shoferit është sepse ai nuk ka dashur të frenojë fort për të konsumuar frenat.
m.m/dita

Hahaha, estrade.,, duhet mbajtur slow motion
Shpejt ke qene ore , mere gjoben edhe kerko falje ! Nuk ka shanc qe te duhen 200 m per te ndaluar me 60 ne ore! Konsumimi i frenave eshte qesharake ! Edhe une mora gjobe sepse kalova nje furgon te tej mbushur qe ecte ne me 40 ne ore , e kam kaluar brenda limiteve te shpejtesise qe ishte 80 ne ore , por ishte gabim pasi vijezimi i rruges nuk e lejonte dicka te tille megjithse rruga e drejte dhe krejtesisht bosh ne dy korsite me beri te beja dicka te tille! E sqarova policin (qe rrinin ne vape ne rruge per te ardhur keq) se perse kalova duke i thene se me shume se frika per gjoben ,kisha frike furgonin perpara meje qe ecte ngadale e frenonte ne menyre te vazhdueshme ! E pranova gjoben, kerkova falje dhe e pagova ! Kur u largova ndesha perseri furgonin qe kishte ngecur ne malore per shkak te peshes e ecte me 20 ne ore..por te pakten kesaj radhe ishte spostuar dhe ecte anash duke i lene rruge te tjerve !